Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

P
Piranjat 1 July 2026, 12:05 · 3 min lexim
Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë

Qeveria shqiptare ka transferuar 88.5 hektarë tokë shtetërore në Vlorë në dispozicion të kompanisë RAMS Albania, e cila do të ndërtojë aty një zonë të lirë ekonomike. Përmes një vendimi të posaçëm, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit, transferimin e sipërfaqes shtetërore të tokës në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.

"Pasuritë e paluajtshme shtetërore vihen në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit të investimit strategjik “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, nga subjekti investues “Rams Albania”, sh.p.k., me NUIS M42427018I," thuhet në vendimin e qeverisë.

Në shkurt të këtij viti Komiteti i Investimeve Strategjike i dha këtij projektin statusin e Investimit Strategjik. Sipas vendimit, vlera e investimit të projektit “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone” parashikohet të jetë 100 milionë dollarë dhe në të pritet të punësohen rreth 10 mijë vetë.

"Projekti i investimit propozohet të zhvillohet si një ekosistem industrial logjistik dhe inovativ, i cili do të përfshijë ndër të tjera teknologjinë industriale, automatizim dhe inteligjencë artificiale. Përpunim mekanik të lehtë të metaleve duke kombinuar metalurgjinë e pastër me aktivitete të kufizuara në përpunim mekanik të lehtë dhe trajtime sipërfaqësore jo-ndotëse dhe energjinë e rinovueshme," thuhet në vendimin e KIS.

Kompania
Rams Albania zotërohet nga Mehmet Faruk Burbul, i cili është njëkohësisht edhe pronari i korporatës Rams Global. RAMS Global është një kompani ndërkombëtare shumësektoriale me seli në Almaty, Kazakistan, me origjinë nga pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi.

Grupi, drejtori ekzekutiv global i të cilit është Faruk Bülbül, operon në shtatë vende - duke përfshirë Kazakistanin, Turqinë, Tajlandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - dhe është gjithashtu sponsori kryesor i stadiumit të futbollit Galatasaray S.K. në Stamboll (Rams Park).

Imazhi i kësaj kompanie është aktori turk Burak Özçivit, i cili nga publiku shqiptar njihet si Osmani për shkak të rolit në serialin e famshëm turk. Në qershor të vitit ta kaluar aktori i famshëm turke erdhi pikërisht në Vlorë ku u prit edhe nga kryebashkiaku i atëhershëm, Ermal Dredha.

Në media u tha se aktori i famshëm kishte zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet, por me sa duket vizita ka patur edhe motive biznesi, teksa RAMS ka qenë në negociata me qeverinë për projektin./Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.