Në mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua vendimi për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim rruga Kashar-Nyja Vaqarr, fazat I dhe II”.
Ky shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “vreshtë”, “pemëtore”, “ullishte” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 126 milionë lekë. Kjo vlera përballohet nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 mijë lekë, përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Në momentin e ekzekutimit të procedurave për likuidim për çdo pasuri, objekt shpronësimi, do të kërkohet dokumentacion pronësie i rifreskuar për secilin pronar, të konfirmuar nga institucioni kompetent, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim verifikimin e kufizimeve përkatëse, që mbartin kartelat e pasurive, në bazë të të cilave do të vlerësohet dhe do të bëhet procedura e ekzekutimit të këtij vendimi, si dhe në rast se prona është në proces gjyqësor, masa e shpërblimit ose e kompensimit do të vendoset në dispozicion të personit, që rezulton nga vendimi i formës së prerë të gjykatës.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 2, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 May22:38
Shkresa/ Shkelja e rëndë e Ballukut, si iu falën Bankers Petroleum 130 mln euro taksa ndaj shtetit
Deri tani pamë se si nëpërmjet artificave apo vendimeve të gjykatave u shmang pagesa e dhjetra milionë euro nga ana e Bankers Petroleum...
AKTUALITET
6 May22:28
EMRI/ U kap mat në "shtëpi bari" dhe tentoi të arratisej me vrap, arrestohet shqiptari në Skoci
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në East Kilbride të Skocisë, pasi u kap në një banesë të pë...
AKTUALITET
6 May22:24
Spiropali e gjobiti, Ahmetaj kërkoi mbledhjen e akcizës, por Bankers Petroleum s`pagoi miliona euro taksa ndaj shtetit
Sot në këtë emision do të trajtojmë më hollësisht një një nga abuzimet e Bankers, atë të përdorimit ...
AKTUALITET
6 May22:13
Katër vendime brenda ditës, si i ‘dhuroi’ Balluku 120 milionë euro kompanisë Bankers
Deri më sot kemi investiguar disa nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, e ku protagonistë kanë qenë zyrtar...
AKTUALITET
6 May21:31
Me armë, stemë policie e mijëra euro/ Arrestohet në Rinas pjesëtari i të “fortit” të Niklës. Kush është ai
Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34 vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës. Ai u k...
AKTUALITET
6 May21:17
FOTO/ Aksioni blic në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i ushtruar këtë të mërkurë në burgun e Fushë-Krujë...
AKTUALITET
6 May21:14
Konflikt në Durrës/ Fqinji ndërpret furnizimin me energji elektrike duke këputur kabllon
Një banor në Durrës ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews” problemet e vazhdueshme me fqinjin e tij, duke pretenduar se ...
AKTUALITET
6 May20:19
VIDEO-4 muaj pa paguar qira dhe drita/ Pronarët: Banesa mbahet me forcë, institucionet heshtin
Një çift ka denoncuar për Piranjat News një situatë absurde dhe shqetësuese, ku pretendojnë se pas dhënies me qira t...
AKTUALITET
6 May19:48
"Na morën dritën e syve"/ Familjarët rrëfejnë aksidenti tragjik në Durrës: Duam drejtësi!
Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj ka rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tr...
AKTUALITET
6 May19:34
‘Lulëzon’ prostitucioni me të huaja në Shqipëri, këto janë dy qytetet me më shumë eskorta. Hetime edhe me Kolumbinë
Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbi...