AKTUALITET

‘Qeveria po ndërton ‘Big Brother’-in shqiptar’, Nuri: Kamerat inteligjente shkelin privatësinë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 September 2026, 10:52

‘Qeveria po ndërton ‘Big Brother’-in shqiptar’,

I ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Franc Nuri, sekretar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Partinë Demokratike, denoncoi projektin e kamerave inteligjente në shkollat publike, duke paralajmëruar për një sistem survejimi masiv të qytetarëve.

Nuri tha se PD ka kërkuar zyrtarisht informacion nga institucionet përgjegjëse për mënyrën se si do të funksionojë sistemi, por përgjigjet kanë qenë të paplota, ndërsa Kryeministria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk kanë kthyer përgjigje.

Avokati tha se problemi nuk qëndron vetëm te regjistrimi me kamera, por te fakti se teknologjia mund të analizojë sjelljen dhe emocionet e qytetarëve, përfshirë fëmijët.

Nuri e cilësoi situatën si një çështje serioze politike dhe ligjore, duke pretenduar se projekti mund të përplaset me standardet e GDPR dhe AI Act të Bashkimit Europian.

Ai tha se prindërit nuk janë informuar në mënyrë të plotë dhe se nuk janë bërë publike të dhëna të rëndësishme për vendosjen e kamerave, aksesin në pamje, ruajtjen dhe fshirjen e të dhënave.

“Frika jonë është që të shkelim në fund të logjikës së këtij survejimi masiv”, deklaroi Nuri, duke e krahasuar projektin me një “Big Brother” të madh për qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se sistemi po shtrihet në 20 shkolla publike në Tiranë, ndërsa opozita kërkon transparencë dhe garanci se të dhënat biometrike të nxënësve dhe qytetarëve nuk do të përdoren përtej qëllimit të deklaruar të sigurisë.

Pjesë nga intervista:

Përfshihet dhe baza ligjore, AI Act, GDPR, dhe madje ligji jonë i fundit për mbrojtjen e të dhënave personale mburret sikur ka adoptuar pothuajse 100% atë që kërkon GDPR. Që ta kuptojë publiku, GDPR-i jep normat e mbrojtjes së të dhënave personale në standardet më të larta që kërkon Bashkimi Europian. Dhe ne pretendojmë se i kemi marrë ato dhe i kemi përfshirë në ligjin tonë. Ndërkohë, kulmi e di kush është Flavio? Unë që sapo kam marrë detyrën si sekretar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Partinë Demokratike, në korrik, nisa punën pikërisht me këtë projekt. Duke parë vetëm këndvështrimin e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Nuk jam marrë me aspektin financiar aspak, as me sigurinë, sepse janë çështje të tjera. Dhe i kam drejtuar një seri shkresash zyrtare të gjitha institucioneve zbatuese në Shqipëri që mund të merreshin me këto çështje. Duke nisur nga Kryeministria, duke vazhduar me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, AKSHI-n, autoritetin kompetent Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili nuk ka kthyer përgjigje. Zoti Besnik Dervishi është një nga të rrallët institucione që nuk ka kthyer përgjigje, bashkë me Kryeministrinë. Të dyja këto nuk kanë kthyer përgjigje. Edhe AKSHI ka kthyer përgjigje Flavio. Edhe AKSHI ka kthyer përgjigje. Po ashtu edhe institucioni që supozohet do të mbrojë të drejtat e fëmijëve, apo Ministria e Arsimit e të tjerë me radhë.

Kemi vetëm disa përgjigje të shkurtra, lakonike dhe të përgjithshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nga Ministria e Brendshme, të cilat në vijë të përgjithshme e mbrojnë projektin pa dyshim nga aspekti i tyre dhe thonë që do të zbatohet ligji dhe nuk do të ketë asnjë problem. Madje thonë që nuk do të ketë edhe patronazhim. Frika jonë e opozitës Flavio është që mund të shkelim në fund të logjikës së këtij survejimi masiv që do t'i bëhet të gjithë qytetarëve shqiptarë, do të bëhet një 'Big Brother' i madh, t'i parafytyrojmë të gjithë qytetarët shqiptarë. Do të jemi, nëse do të implementohet ky projekt, si në 'Big Brother', ku do të shihet çdo gjë. Çdo gjë që qytetarët do bëjnë sapo dalin në rrugë e derisa të shkojnë në punë, fëmijët në shkollë.

Shkollat publike, janë 20 shkolla publike, do t'i japim dhe emrat më pas se na janë bërë me dije nga ana e Ministrisë së Arsimit. Pra, do të jetë një survejim masiv, dhe të dhënat biometrike nuk janë thjesht se do të kenë fytyrën e personave, por këto kamera inteligjente, sikundër e shpjegoi mjaft qartë edhe eksperti në studio, do të analizojnë sjellje. Sjelljet e qytetarëve! Dhe është pikërisht kjo nga ana ligjore që bie ndesh në mënyrë flagrante me AI Act dhe me GDPR. Sjelljen e fëmijëve për shembull, emocionet. Atëherë nëse do të bëni një search, një kërkim shumë të shkurtër qoftë në Google apo edhe me ChatGPT apo inteligjencë artificiale, ta përdorim edhe ne në këtë rast. Dhe një pyetje shumë e thjeshtë: a lejohet në vendet e Bashkimit Europian, bazuar mbi legjislacionin në fuqi të BE-së, që të instalohen kamera të tilla inteligjente nëpër shkolla dhe të filmojnë non-stop fëmijët? Kjo është pyetja. Bëjeni të gjithë dhe do shikoni përgjigjen.

Dhe përgjigjja është shumë e thjeshtë: standardi i Bashkimit Europian nuk lejon që fëmijët të filmohen non-stop gjatë orarit të shkollave, nëse kjo nuk ka pasur më përpara një vlerësim paraprak mbi privatësinë dhe mbi transparencën të plotë ndaj prindërve. Dhe prindërit këtu s'dinë gjë fare. Prindërit s'dinë fare se kur shkolla do të jenë të survejuara. Nuk dinë fare pse mungesë totale informacioni. Ne te shkresa zyrtare drejtuar Flavio Ministrisë së Arsimit, por edhe DRAP-it Tiranë (Drejtorisë Arsimore Tiranë), kemi bërë një sërë pyetjesh, deri diku dhe teknike. Kemi kërkuar listën e shkollave të përfshira, datën e fillimit të instalimit, të funksionimit të kamerave, procesverbalet e dorëzimit, planvendosjen e kamerave.

Unë besoj se është tashmë. Në 20 shkolla ato do të fillojnë tani, dhe shkollat publike nisin në datë 14. Po, pikërisht. Dhe na është konfirmuar me shkresë zyrtare. Na janë dhënë nga Drejtoria Arsimore Tiranë dhe nga Ministria e Arsimit zyrtarisht, më janë përgjigjur dhe kanë dhënë dhe listën e shkollave. Do jua lexoj për pak. Por çfarë i kemi kërkuar ne? I kemi kërkuar planvendosjen e kamerave, numrin e kamerave për çdo shkollë, vendimet e miratimit për vendosjen e këtyre kamerave nga drejtoritë e shkollave (që nuk ekzistojnë), vendimet e bordeve të shkollave, të senateve, apo të prindërve.

Procesverbalet që mund të kenë pyetur apo mund të kenë këshilluar me prindërit, nuk ekzistojnë sepse nuk ka asnjë lloj njoftimi të dërguar prindërve. Kemi kërkuar nëse ka të dhëna që u janë dhënë prindërve, informacione mbledhje e të tjerë. Jo. Kemi kërkuar të dimë nëse akses te kamerat do të ketë drejtori i shkollës, mësuesit, roja, i sigurimit e të tjerë. Kemi kërkuar të dimë se çfarë do të bëhet me këto filmime, ku do të dërgohen, a do të filmohen koreale, a filmohen hyrjet e banesave po ashtu dhe të bizneseve që mund të kenë aty afër, e të tjerë e të tjerë. Kemi kërkuar procedurat e mbajtjes e ruajtjes së të dhënave, fshirjes së tyre, çfarë ndodh nëse ato japin një alarm, këto kamera, një alarm algoritmik po themi, e të tjerë e të tjerë, dhe nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje shteruese.

Komisioneri, nuk ka kthyer përgjigje, ndërkohë shkresat janë dërguar që në muajin korrik. Është i vetmi institucion është shumë e rëndë. Përgjigjja e AKSHI-t... unë jua kam bërë me dije edhe mediave dhe besoj se edhe syri televizion e ka patur një kopje të kësaj përgjigje. Përgjigjja e AKSHI-t përpara pak ditësh ka qenë evazive, tejet e shkurtër, qesharake. Pranonin që ishin përfshirë në negocimin e kësaj çështjeje dhe programi, ekspertë të tyre, por nuk thoshin aspak se çfarë kishin bërë ekspertët e tyre konkretisht, çfarë mendimi kishin dhënë, çfarë kishin parë si 'red flags' pra problematika, çfarë kishin kërkuar të adresoheshin. Absolutisht asgjë. Thoshin pranonin që ishin përfshirë ekspertë të tyre, por ia linin përgjegjësinë Ministrisë së Brendshme.

Megjithatë, kjo është ndoshta një temë tjetër. Vetëm një moment desha të listoj shkollat që janë përfshirë që të paktën ta dinë qytetarët shqiptarë. Se pati dje dhe një reagim publik nga një prind po ashtu, por edhe personazh publik tashmë, Armaldo Kllogjeri, që ka qenë dhe kandidat në zgjedhjet e shkuara nga Partia Demokratike dhe koalicioni ynë. Si prind gjithashtu ishte i shqetësuar për këtë dhe ai ka bërë një reagim publik goxha të fortë në lidhje me këtë çështje sepse fëmijët e tij do të jenë normalisht në një nga këto shkolla. Kush është lista zyrtare e shkollave? Shkolla nëntëvjeçare Fan Noli. Shkolla teknike Ekonomike. Shkolla nëntëvjeçare Marie Logoreci.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?