Sekuestroi 4 milionë euro pasuri/ Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani kallëzohet penalisht në Itali
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Prej 65 ditësh qytetarë protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa shp...
Një protestues, nga Sheshi Skënderbej, paralajmëroi se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tj...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Banorët e një lagjeje shumë afër qendrës së Fierit kanë denoncojnë gjendjen e amortizuar në lagjen ku jetojnë....
Mezi 18 vjeç, por tashmë profesor universiteti. Në SHBA, Nathan Thomas ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, duke u bërë ...
Miratimi i marrëveshjes së huasë 302 milionë dollarë për modernizimin e Forcave të Armatosua me Shtetet e Bashkuara...
Tre muaj pasi makineritë e rënda ndërhynë në zonën e mbrojtur Pishë Poro- Nartë për t’i hapur rrugën nj&...
Banorët e fshatit Rrodokal, në njësinë administrative Mokër të Bashkisë së Pogradecit, kanë marrë kazmat dhe l...
Demokratët Europianë kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, d...

Babëzia e fitimeve abuzive dhe monopoleve plaçkitëse, që instalohen me ligj, nuk kursen as të sëmurët. Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj, i cili praktikisht kalon të gjithë tenderat e shëndetësisë në dorën e privatit duke krijuar një monopol të përbindëshëm ekstraligjor dhe në kundërshtim të plotë me direktivat e Bashkimit Europian.
Kali i Trojës që privatizon tenderat e shëndetësisë do të jetë një shoqëri aksionere publike, e cila replikon në mënyrë identike modelin famëkeq të Kayos edhe në sektorin shëndetësor.
"Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara," thuhet në draft.
Por djalli qëndron në detaje. Shoqëria publike nuk do ta bëjë e vetme furnizimin e spitaleve me ilaçe dhe pajisje mjekësore, por përmes krijimit të shoqërive të përbashkëta me privatët.
"Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to," thuhet në draft.
Pra, një kompani e përbashkët mes shoqërisë aksionare shtetërore dhe një privati do të ketë monopolin absolut të blerjes së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe llokmës së madhe qindra milionë euro të prokurimeve shëndetësore, njësoj si Timak Defence e cila ka ekskluzivitetin e furnizimit të ushtrisë me automjete dhe armë.
Përmes këtij mekanizmi qeveria praktikisht asgjëson konkurrencën në tenderat e shëndetësisë duke privatizuar de facto buxhetin e një prej sektorëve me jetik për mirëqënien e përgjithshme. Pra tashmë nuk do të ketë më tendera ku kompanitë garojnë me njëra tjetrën për të ulur çmimet, por të gjitha ilaçet dhe pajisjet spitalore do të blihen nga monopolisti publiko-privat, i cili do t'ia shesë ato shtetit nga pozita e shitësit të vetëm ekskluziv.
Vendosja e shëndetësisë nën thundrën e një monopoli privat është një çmenduri në kundërshtim të plotë, jo vetëm me kuadrin e brendshëm ligjor, por edhe me direktivat e Bashkimit Europian, pikërisht në kohën kur qeveria trumbeton hapje dhe mbyllje kapitujsh.
Profesoresha e Kembrixhit Evis Sala dhe shefi i saj, duhet t'u shpjegojnë shqiptarëve se në cilin vend të Bashkimit Europian e morën këtë model dhe se cila qeveri e BE-së ka guxuar të privatizojë buxhetin publik të shëndetësisë.
Kapitali konsultoi legjislacionet e vendeve të BE-së dhe asnjëra prej tyre nuk ka një model të ngjashëm. Ky model është përdorur në dy apo tre rastë në vende të botës së tretë, mes të cilave në një nga republikat e ish Bashkimit Sovjetik. Por edhe kjo e fundit e shfuqizoi për shkak të abuzimeve të mëdha.
Tani qeveria e Shqipërisë synon t'ja u imponojë shqiptarëve monopolin vetëm që klienti i parazgjedhur të çojë në kontot e tyre private, paratë që duheshin përdor për të kuruar të sëmurët.
Nëse ky draft kalon, vite më vonë shqiptarët do të zbulojnë të tjera kështjella në Europë, këtë herë të blera me paratë e të sëmurëve që dergjen në spitalet publike. Ky është një film që shqiptarët e kanë parë dhe me sa duket do ta shohin sërish. Për fatin e tyre të keq se ata që duheshin kuruar tek Spitali 5, i ka në vendimarrjen më të lartë./ Kapitali.al
Një aksident rrugor është regjistruar pranë nënkalimit të Fushë Krujës, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipa...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçm...
Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lën&eu...
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Himarës, ku nga një jaht në det, ...
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen mbrëmjen e djeshme në bregdetin e Himarës, ku nga një jaht në det, ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dënoi këtë të hënë me rreth 155 vite bur...
Pas një ngadalësimi 2-vjeçar, tregu i pasurive të paluajtshme ka shënuar rikthim të aktivitetit gjatë vitit 2025. Numri i...
Sektori bankar vijoi rritjen me ritme të larta edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave paraprake dhe t&...
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e Edmond alias Ali Sulës, me vendim të Gjykatës së Tiranës janë ushtruar d...
Unioni i gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave dhe deklaron se për shkak se Kuvendi nuk ka vepruar për vendi...