Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili i jep të drejtën një institucioni publik të prokurojë mbi 300 milionë euro pa tendera. Institucioni do të quhet Autoriteti për Rezervën e Sigurisë së karburanteve.
"Autoriteti, për qëllime të krijimit, depozitimit dhe administrimit të rezervave të sigurisë së naftës, mund të kryejë blerjen, shitjen dhe kontraktimin e shërbimeve të depozitimit të rezervave nëpërmjet procedurave të veçanta, të cilat nuk u nënshtrohen rregullave të prokurimit publik, për aq kohë sa justifikohet nga natyra specifike dhe funksioni i rezervave të sigurisë, duke garanatuar parimet e transparances, konkurrencës dhe mosdiskriminimit," thuhet në projektligjin e miratuar një ditë më parë nga qeveria.
Sipas draftit, rezervat e sigurisë do të krijohen gradualisht derisa sasia e tyre të arrijë sa konsumi i dy muajve në nivel kombëtar. Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të duhet të ishte 240 mijë tonë, e cila në vlerë përkthehet në gati 200 milionë euro.
Këto sasi do të blihen nga Autoriteti i Rezervës, jashtë rregullave të prokurimit publik. Por si do të financohen 200 milionë euro për krijimin e kësaj rezerve?
Tarifë që në fakt është taksë
Në një kohë kur çmimi i naftës në treg ka arritur nivele të papërballueshme dhe kur të gjithë presin që qeveria të ulë taksat, në Shqipëri do të ndodhë e kundërta. Qeveria do të vendosë një tarifë të re mbi naftën, e cla do të paguhet nga qytetarët në çmimin fundor të saj.
Masa e tarifës do të përcaktohet pas miratimit të ligjit me vendim të Këshillit të Ministrave.
Edhe pse praktikisht kjo është një taksë e mirëfilltë, qeveria ka vendosur ta quajë tarifë, për të nxjerrë jashtë loje parlamentin dhe për ta miratuar barrën e re shtesë që do të bjerë mbi qytetarët thjesht dhe vetëm më VKM pa diskutime në Kuvend.
Sikur të mos mjaftonte fakti, që Shqipëria i ka taksat mbi naftën, të paktën 65 lekë për litër më shumë se vendet e tjera të rajonit, tani ky hendek do të rritet sërish.
Kosto marramendëse dhe pikëpyetje të mëdha
Por 200 milionë eurot shtesë që qytetarët shqiptarë do të paguajnë për të financuar blerjen e rezervës së sigurisë, janë vetëm njëri nga zërat e kostos. Fatura e këtij operacioni është shumë më e madhe se kaq, pasi do të përfshijë edhe infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e rezervës, por edhe kostot administrative si fuqia punëtore apo dhe transporti.
Në ligj qeveria thekson se do të kontraktojë depo me qira për të mbajtur sasinë e rezervës.
"Objektet depozituese të Operatorëve Ekonomikë, të kontraktuar për ruajtjen e rezervave të sigurisë të jene të pajisur me vërtetim teknik për respektimin e normave dhe kushteve teknike për depozitimin e naftës bruto dhe nënprodukteve e saj sipas dispozitave ligjore në fuqi," thuhet në projektligj.
Ndonëse mbetet e paqartë nëse ekzistojnë kapacitete kaq të mëdha depozituese në Shqipëri, pikëpyetja e dytë lidhet me koston. Aktualisht kostoja për marrjen me qira e depozitave të karburanteve është minimalisht 10 euro për ton në muaj.
Kjo do të thotë se për të ruajtur 280 mijë tonë rezervë karburanti sa kërkon qeveria që këtë vit duhen minimalisht 2.8 milionë euro në muaj. Nëse këtyre u shtohen edhe kostot e transportit dhe fuqisë punëtore, fatura e mbajtjes së rezervës do të jetë dukshëm më e lartë se sa shifra 200 milionë euro. Por nuk mbaron as këtu.
Si do blejë dhe shesë Autoriteti naftë?
Karburantet kanë vetinë që skadojnë dhe rezerva e tyre duhet të rinovohet duke shitur sasitë ekzistuese dhe duke blerë sasi të reja. Kjo nënkupton se autoriteti shtetëror do të blejë dhe shesë naftë në treg për nevojat e rezervës.
Shqipëria ka një eksperiencë të ngjashmë me energjinë elektrike, ku kompanitë shtetërore blejnë dhe shesin energji. Ajo që ndodh është se e blejnë shtrenjtë dhe e shesin lirë duke humbur para publike, të cilat u ngarkohen si humbje në kurriz qytetarëve.
Ky është një operacion marrëzie me kosto stratosferike, ndonëse qeveria thotë se krijimi i rezervës është kusht nga Bashkimi Europian. Megjithatë direktivat e BE-së nuk përcaktojnë formën e mbajtjes së rezervës. Ajo mund të jetë shtetërore, por mund të mbahet edhe nga kompanitë private, fizikisht në depot e tyre, në pikat e karburanteve, apo dhe në anijet e porositura.
Për më tepër, ky projektligj hedh dyshime se do të çojë para tek klientët e qeverisë. Në ligj thuhet se Autoriteti do të marrë depozita me qira nga privatët. Paralelisht ai mund ta delegojë këtë funksion direkt tek privatët.
Autoriteti për një periudhë të caktuar, mund të delegojë detyra që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të sigurisë, me përjashtim të shitjes dhe blerjes të rezervave specifike, tek operatorët ekonomikë, në baze të një Marrëveshje që lidhet midis Autoritetit dhe operatorit ekonomik," thuhet në ligj.
Pra në mes të autoriteti dhe privatëve që kanë depot mund të hyjë një tjetër privat sekser, i cili merr me qira depot nga privatët dhe ja faturon qeverisë me shtrenjtë. Biznes për Ronët e qeverisë./Kapitali.al
Një sherr me mjete prerëse ka përfunduar me dy të plagosur dhe tre të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, 16 shtato...
Shqiptari Alket Rizai vazhdon të jetë ende i zhdukur dhe nuk është kthyer më në burgun e Domokos në Greqi, nga ku kishte ma...
Dy pika karburanti janë vjedhur me dhunë gjatë mbrëmjes së djeshme në Bulqizë. Sipas raportimit të policisë, ngjarj...
Biznesmeni Dritan Gremi dhe shoqëria “Gremi Wellness” janë marrë të pandehur në kuadër të dosjes së botoks...
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. ...
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të masave për garantimin e sigurisë në institucionet e ekzekutimit të ve...
Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme. Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kan&eum...
DEA amerikane paralajmëroi për përparimin e mafias shqiptare në Amerikën Latine. Në Uruguai është zbuluar hyrja e shte...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...