Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me një territor pothuajse të paprekur.
Malet, lumenjtë, pyjet dhe bregdeti nuk ishin kthyer ende në produkt tregu, në projekte ndërtimi apo në metra katrorë për shitje. Ishin pjesë e një peizazhi që, pavarësisht varfërisë së vendit, mbante një potencial të madh për të ardhmen.
Por zhvillimi që pasoi ishte i shpejtë, shpesh kaotik dhe rrallë në harmoni me territorin. Zhvendosjet masive të popullsisë nga zonat rurale dhe qytetet e vogla drejt qendrës krijuan presion mbi qytetet, ndërsa infrastruktura mbeti pas.
Rrugët, kanalizimet, hapësirat publike, gjelbërimi dhe standardet minimale urbane nuk ecën me të njëjtin ritëm me ndërtimin.
Shqipëria filloi të zgjerohej pa një plan të qartë se çfarë qytetesh donte të ndërtonte dhe çfarë jete donte të ofronte.
Mbi tridhjetë vjet më vonë, duket sikur historia ka mbetur në vend dhe vendi vazhdon të jetojë me të njëjtat dilema. Territori po konsumohet me një ritëm që të kujton mënyrën si dikur shfrytëzoheshin minierat.
Tirana është kthyer në një kantier të përhershëm, ku ndërtimi shihet si motor i të ardhurave dhe si instrument për të mbushur arkën publike, por shumë më pak si industri që duhet të jetë e qëndrueshme në afatgjatë dhe kullat vetëm pritet të shtohen.
Në Durrës e Golem, po vazhdojnë të jepen leje në bregdet, por këtë herë për ndërtesa të larta, si për të shfrytëzuar në maksimum edhe atë pak hapësirë që ka mbetur, pa marrë parasysh “hakmarrjen e natyrës”, teksa vija bregdetare po ndryshon dhe uji po hyn gjithnjë e më shumë në tokë.
Edhe Jugu po pëson gradualisht fatin e Golemit. Kodrat po mbushen me ndërtime dhe, në emër të turizmit, në shumë raste po ngrihen vila private e rezidenca me vlerë të kufizuar për ekonominë lokale. Edhe zonat e mbrojtura, që duhet të ishin kufiri i fundit i paprekshëm, janë bërë më të ekspozuara pas ndryshimeve ligjore që lejojnë ndërtime në to.
Është e vërtetë që Shqipërisë i duhen investime të mëdha dhe serioze në turizëm. Vendi ka nevojë për kapital, punësim, standarde më të mira shërbimi dhe struktura që rrisin vlerën e ekonomisë. Nëse investimi është transparent, nuk cenon natyrën, respekton ligjin (dhe këtë e bën jo vetëm formalisht për t’u fshehur pas gishtit), merr në konsideratë interesat e ligjshme të aktorëve të përfshirë në projekt, investimi është një vlerë e shtuar, pasi ai është zhvillim. Investimet e huaja cilësore në turizëm duhet të mirëpriten nëse synojmë të sjellin standarde të reja (jo thjesht vila) dhe të dalim nga modeli i investitorëve strategjikë, pa strategji zhvillimi, apo shpesh edhe pa fonde.
Por, po aq e vërtetë është se nuk kemi më luksin të shfrytëzojmë pa kriter atë pak hapësirë që na ka mbetur. Një vend i vogël nuk mund të sillet sikur territori është i pafund.
Dhe Shqipëria nuk është më ajo e 30 viteve më parë. Dhe, mbi të gjitha, nuk janë më të njëjtë njerëzit e saj. Brezi i tranzicionit pranoi shumë gjëra në emër të mbijetesës dhe të nevojës për të ndërtuar një ekonomi nga e para.
Brezi i sotëm ka kërkesa të tjera. Është më i arsimuar, më i informuar, më i lidhur me botën dhe më pak i gatshëm të pranojë si të pashmangshme atë që dikur konsiderohej normale.
Pikërisht për këtë arsye, kundërshtimet që po shfaqen sot nuk duhen parë thjesht si reagime ndaj një resorti, një lejeje ndërtimi apo një projekti të caktuar. Në thelb, ato janë reagime ndaj një modeli zhvillimi që për shumë vite e ka trajtuar territorin si një burim të pashtershëm dhe interesin afatshkurtër si më të rëndësishëm se e ardhmja.
Fakti që ato po vijnë nga brezi i ri dhe mbi të gjitha kanë një përfshirje masive është shumë domethënës. Reagimi, që nisi nga një rast konkret, duket se përkon me pikën ku kupa është mbushur nga mënyra si janë trajtuar ndër vite prona publike, territori dhe buxheti i shtetit.
Për shumë qytetarë, protesta është edhe shprehje e ndjesisë se janë anashkaluar, shpërfillur dhe përjashtuar nga përfitimet që duhet të prodhojnë burimet natyrore të vendit.
Sfida e qeverisë nuk është vetëm të tërheqë investime, por të mos humbasë qytetarët gjatë rrugës. Ajo duhet të ecë si ekuilibristi në tel, mes kapitalit që kërkon hapësirë dhe qytetarëve që kërkojnë të mos ndihen të huaj në vendin e tyre.
Nëse ky ekuilibër prishet, zhvillimi nuk shihet më si mundësi, por si përjashtim dhe diçka që u merret qytetarëve në vend që t’u shërbejë atyre.
Në fund, Shqipëria nuk do të gjykohet nga numri i kullave, vilave apo resorteve që ndërtoi. Do të gjykohet nga ajo që arriti të ruajë. Sepse një pyll i prerë, një breg i betonizuar, një qytet pa ajër dhe një mal i mbushur me ndërtime nuk janë vetëm humbje peizazhi. Janë humbje të së ardhmes. Dhe e ardhmja, ndryshe nga prona, nuk ndahet me ligj. Ajo, ose ruhet për të gjithë, ose humbet për të gjithë./ Monitor
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Protesta në mbrojtje të Zvërnecit vijoi edhe sot për të gjashtën ditë radhazi, pas dhunës së ushtruar ndaj qytetar&...
Në mesin e fjalimeve, në protestën për Zvërnecin spikati edhe një murgeshë që solli një mesazh për shpresë...
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejto...
Rrallëherë ka qenë më aktual një proces gjyqësor sesa ai kundër 14 anëtarëve të një organizate shqiptare ...
Një operacion i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka çuar në bllokimin e rreth 50 mijë eurove të padeklaruara, t&...
Protesta kundër projektit të Zvërnecit duket se ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, ku qindra shqiptarë janë mbledhur para...
Alfred Cako i është bashkuar protestës për Zvërnecin para Kryeministrisë ku gjatë fjalës së tij kujtoi lëvizje...