Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot...
AKTUALITET

Qeveria zhduk gjurmët e krimit/ Tenderat e AKSHI-t transferohen tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara

P
Piranjat10 April 2026, 18:30 · 3 min lexim
Qeveria zhduk gjurmët e krimit/ Tenderat e AKSHI-t transferohen tek

Qeveria ka miratuar një vendim, që i heq përfundimisht AKSHI-t kompetencën për të zhvilluar tenderat e Teknologjisë së Informacionit. Tashmë të gjitha proçedurat e prokurimit për kontratat e IT-së do të zhvillohen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

"Për procedurat e prokurimit, që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit për sistemet, pajisjet softëare dhe hardware, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., në cilësinë e organit qendror blerës, kryen edhe përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, vlerë, e cila konfirmohet respektivisht nga autoriteti ose enti kontraktor përkatës," thuhet në vendimin e miratuar këtë të premte nga Këshilli i Ministrave.

Qeveria zhduk gjurmët e krimit/ Tenderat e AKSHI-t transferohen tek

Vendimi i qeverise qe heq tenderat e IT nga AKSHI

Infrastruktura dixhitale e shtetit po përballen me një situatë thuajse emergjencë, veçanërisht për sa i përket mirëmbatjes. Për shumë nga sistemet, kontratat e mirëmbajtjes kanë përfunduar prej muajsh. Kjo pasi, që pas shpërthimit të skandalit korruptiv AKSHI, që çoi në arrestimin e ish drejtoreshës historike Mirlinda Karçanaj, ky institucion nuk ka zhvilluar më asnjë proçedurë prokurimi.

Duket se qeveria ka qenë e vendosur për të mos lejuar më kryerjen e asnjë tenderi në AKSHI dhe madje edhe në ankth. Dy muaj më parë Parlamenti miratoi një propozim të deputetit socialist Erjon Malaj, i cili transferon tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.

Ligji i votuar në Kuvend shfuqizoi disa pika në nenet 4 dhe 29 të ligjit “Për qeverisjen elektronike”, duke hequr kompetencat e AKSHI në kryerjen e prokurimeve të qendërzuara dhe lidhjen kontratave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Për të kryer këtë detyrë ai ngarkon një shoqëri aksionere, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

Por shoqëria aksionere ende nuk është krijuar dhe situata me prokurimet e IT-së është emergjente për shkak se servat e shtetit janë duke rënë dhe duke përballur qytetarët me probleme të shumta. Në këtë situatë qeveria nuk ka pritur krijimin e shoqërisë aksionere për të transferuar tenderat e AKSHI-t, por ka ndërhyrë duke i çuar ato përkohësisht tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.