AKTUALITET

‘Qerosi’ dhe ‘Pinoku’, 4 arrestime në Tiranë për ngritjen e dy bazave të falsifikimit të dokumenteve

Piranjat Përditësimi i fundit 18 May 2026, 16:29

Një aksion policor i kryer në bashkëpunim dhe më prokurorinë e Tiranës, ka çuar në arrestimin e 4 personave dhe zbulimin e dy bazave, ku ushtrohej falsifikimi i dokumenteve të ndryshme si patenta, karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Falsifikimet e dokumenteve varionin nga 80 mijë lekë të vjetra deri në 1 milion e 800 mijë për pasaporta biometrike, të cilat porositeshin nga qytetarë nga Kosova.

Hetimi ndaj këtij grupi ka nisur në fillim të muajit Janar 2026, ku policia kriminale ka marrë informacione se Adrian Haxhiaj dhe Artur brahimaj, kryejnë falsifikimin e dokumenteve të ndryshme si patenta, diploma universiteti, pasaporta biometrike, karta identiteti e të tjera. Gjatë ndjekjes të dy identifikohen si “Qerosi” dhe “Pinoku”. Ndërkohë, janë të paktën 5 raste që agjentët kanë kryer porosi për të bërë dokumente falso. Të gjitha dokumentet pasi janë marrë, janë ekspertuar dhe më pas ka dalë që ato ishin tërësisht të falsifikuara.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se gjatë aksionit të kryer 3 ditë më parë në zonën e “Zogut të Zi” dhe “Kafja e Rremës”, policia identifikoi dhe provoi aktivitetin kriminal të 4 personave si Artur Brahimaj, Keldi Beshi, Adrian Haxhiaj dhe Ismail Gerbi. Artur Brahimaj alias Mërkuri rezulton të jetë personi kryesor i këtij grupi. Ndërkohë më parë ky individ është arrestuar dhe më pas dënuar për shitje dhe shpërndarje kokaine.

Tashmë policia, ka arrestuar Mërkurin për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i pasaportave dhe vizave” kryer në bashkëpunim dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” kryer në bashkëpunim. Ndërsa gjyqtari i Tiranës Sokol Shehu, vendosi të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Mërkurin dhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë si Keldi Beshin, Adrian Haxhiaj dhe Ismail Gerbi. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky grup prej disa vitesh është marrë me aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve, pasi Ismail Gerbi dhe Keldi Beshi, janë persona të arrestuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në qendër të këtij grupi janë Adrian Haxhiaj dhe Artur Brahimaj alias Mërkuri. Sipas dosjes hetimore këta dy persona aktivitetin e paligjshëm e kryejnë duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në Tiranë.

Dokumentet të cilat këta persona dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, janë kryesisht karta identiteti, pasaporta biometrike shqiptare dhe të huaja, diploma të Universiteteve të ndryshme, dokumente për automjete etj.

Këta persona për të kryer këtë aktivitet të paligjshëm dyshohet se bashkëpunon me persona të tjerë nga qyteti i Tiranës dhe me shtetas Kosovarë, të cilët i bëjnë porosit për dokumente të ndryshme tek Adrian Haxhiaj, dhe më pas me korrier i dërgojnë në Kosovë dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, sipas porosive.

Porositë për personat që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ai i merr nëpërmjet telefonit ë tij celularë, rrjeteve sociale, dhe me korrier. Adrain Haxhija, ka në përdorim numrin e tëlefonit 0695931XXX, dhe për të lëvizur përdorë automjetet me targa AA321ZU, dhe ZA408ZT.Ky shtetas duke bashkëpunuar me persona të tjerë siguron dokumenta të falsifikuara për qytetarë të ndryshëm të cilët më pas dokumentat i përdorin në vendet e BE-së.

Ndërkohë Adrian Haxhija, rezulton i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale si “Falsifikim dokumentash”, “Korrupsion”, “Dhunë në familje”, “Kanosje”, etj.

Ky shtetas kryesisht frekuenton zonën e quajtur "Xhamlliku", rrugën e "Kavajës” dhe zonën e quajtur "Kafja e "Rremës”, ku mendohet se ka edhe bashkëpunëtorët e tij.

Për të identifikuar aktivitetin kriminal të këtij grupi falsifikatorësh, policisë dhe prokurorisë së Tiranës, i është dashur të futë agjentë të infiltruar.

Janë të paktën 5 raste që agjentët kanë kryer porosi për të bërë dokumenta falso. Të gjitha dokumentat pasi janë marë, janë ekspertuar dhe më pas ka dalë që ato ishin tërësisht të falsifikuara.

‘Qerosi’ dhe ‘Pinoku’, 4 arrestime në Tiranë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?