A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...
Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin që lidh Matin me Rrugën...
Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë se do të gjobiten ata persona që marrin pjesë në protestë,...
Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston t...
Gratë janë ende të nën-përfaqësuara në politikën amerikane, por në zgjedhjet më 3 nëntor, ato mund t&eum...
Pavarësisht stuhisë politike dhe akuzave tepër të rënda të lëshuara nga Erion Veliaj përmes letrës së tij nga...
Ndryshon orari i qarkullimit në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Autoritetet greke kanë rikthyer orarin dimëror, duke ...
Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuve...
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti i ardhshëm i Gjermanisë duhet të jetë një grua. “Do t’i propozo...
Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “...

Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj. Llogaritja e qirasë mesatare u mbështet mbi të dhënat për transaksionet e qirave të agjencisë imobilare CPM të vëna në dispozicion për Monitor.
Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose 97% të të ardhurave neto për përballimin e kostos së strehimit.
Përfshirë shpenzimet e tjera, për produktet e shportës ushqimore, transport, energji etj, përballimi i qirasë për strehim po kthehet në mision të pamundur për shumë familje shqiptare të shtresës së mesme. Mospërballimi i kostos së qirasë po krijon një tendencë të re, sidomos të familjet e reja, që po zgjedhin si alternativë banimi qytetet afër kryeqytetit, teksa vijojnë të punojnë në Tiranë.
Monitor ka kontaktuar disa prej këtyre individëve, kryesisht anëtarë të familjeve të reja, që pohuan se kanë vendosur të largohen nga Tiranë, për shkak të çmimeve të larta të qirave. Tendenca konfirmohet edhe nga ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme.
Stela Dhami menaxhere ekzekutive e agjencisë ndërkombëtare e pasurive të paluajtshme “Colliers International Albania” thotë se shumë familje të reja, po zgjedhin veçanërisht qytetin e Elbasanit, por edhe të Durrësit si alternativë banimi.
Dhami thotë se arsyeja kryesore e këtij zhvendosjeje është pamundësia për të përballuar qiratë gjithnjë e më të larta në Tiranë. Ajo thekson se fenomeni prek kryesisht familjet e shtresës së mesme, të cilat përballen jo vetëm me rritjen e qirasë, por edhe me kostot e shkollave, kopshteve, produkteve të shportës dhe shpenzimeve të tjera të jetesës.
“Tregu i qirave në Elbasan ofron ende apartamente me çmime dukshëm më të ulëta se në Tiranë, duke e bërë qytetin një zgjedhje tërheqëse për ata që punojnë në kryeqytet, por nuk arrijnë të përballojnë kostot e banimit. Çmimet e qirave në Elbasan mund të jenë rreth 30–40% më të ulëta se në Tiranë, ndërsa Durrësi, për shkak të turizmit dhe kërkesës së lartë ka çmime më të larta se Elbasani”, thotë Dhami.
Sipas ekspertes të tregut të pasurive të paluajtshme, kostoja e banimit është faktori kryesor që po ndryshon hartën e zgjedhjeve të banimit për një pjesë të qytetarëve që punojnë në kryeqytet.
“Mendoj se po të kishte transport publik të mjaftueshëm dhe me kosto normale do të kishte edhe më tepër individë që do të zgjidhnin të jetonin në këto qytete, sepse janë shumë afër Tiranës. Ky është një fenomen që ndodh në shumë metropole të botës. Për shkak të çmimeve të larta të qirave dhe mospërballueshmërisë së kostos së jetesës shumë individë jashtë jetojnë në rrethinat e afërta të kryeqytetit”, veçon ndër të tjera Dhami.
Por edhe pse udhëtimi i përditshëm drejt Tiranës dhe trafiku mbeten një tjetër sfidë, sipas ekspertes së tregut të pasurive të paluajtshme, shumë familje po e konsiderojnë këtë një kompromis të pranueshëm përballë kursimit që u sjell qiraja më e ulët./ Monitor
Një person është filmuar duke lëvizur lakuriq në rrugët e Tiranës, në një situatë që ka tërhequr v&e...
Qyteti i Sarandës është ‘zhytur’ në errësirë mbrëmjen e sotme, pas një ndërprerjeje të energjis&eu...
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 75-të të tubimit. Pas vendosjes së protestuesve përballë...
Në ditën e tretë të protestës kundër reformës territoriale dhe planit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, banor&eu...
Një denoncim i ardhur nga banorë të fshatit Gri në Bajram Curr ka ngritur shqetësimin për situatën në lumin Valbon&eum...
Pas paralajmërimit nga Shoqatat e Transportit, se do të reduktojnë flotën urbane nëse s’marrin përgjigje nga qeveria pë...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj iu drejtua protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, duke bërë apel për bashkim teksa ka kritikuar nda...
Një protestues nga Mallakastra, me profesion gazetar, iu drejtua qytetarëve nga protesta para Kryeministrisë, duke folur për situatën e...
Aktori Mehdi Malkaj iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe duke kritikuar ndarjet politike e krahino...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në të dalë të fshatit Delisufaj, ku dy motra kanë humbur jetën tragjikisht pasi auto...