Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Qytetari denoncon shërbimin e Finikas Lines: Prenotova biletë me makinë, ma regjistruan si biçikletë dhe nuk më kthejnë paratë

P
Piranjat News 5 July 2026, 09:35 · 2 min lexim
Qytetari denoncon shërbimin e Finikas Lines: Prenotova biletë me

Një qytetar nga Saranda ka bërë publik një rast të pakëndshëm me kompaninë e transportit detar Finikas Lines, duke akuzuar operatorin për keqmenaxhim të prenotimeve online dhe mosrespektim të detyrimeve ndaj klientëve.

Në një mesazh të dërguar në rrjetet sociale, qytetari tregon se në faqen zyrtare të Finikas Lines kreu një prenotim dhe pagoi një biletë për linjën Sarandë – Korfuz për dy të rritur, një fëmijë dhe një automjet. Sipas tij, sistemi i kompanisë e lejonte qartë zgjedhjen e makinës dhe ai vazhdoi pagesën.

“Pas konfirmimit pashë se makina ime ishte regjistruar si biçikletë, megjithëse kisha vendosur edhe targën e saj”, shkruan qytetari. Ai thotë se menjëherë pas zbulimit të problemit ka kontaktuar me kompaninë, ku punonjësit i kanë thënë se “nuk transportojnë makinë”, se website-i është ende në provë dhe i kanë premtuar kthimin e plotë të parave.

Megjithatë, kanë kaluar 7 ditë dhe qytetari raporton se nuk ka marrë asnjë rimbursim. Ai thekson se kompania nuk përgjigjet më as në telefon dhe as në WhatsApp.

“Nuk është në rregull që klientët të trajtohen kështu”, përfundon ai.

Ky rast vjen në një kohë kur linjat detare midis Shqipërisë dhe ishujve grekë regjistrojnë flukse të larta udhëtarësh gjatë sezonit turistik veror. Finikas Lines ende nuk ka dhënë një prononcim zyrtar lidhur me rastin e denoncuar./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.