Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, me qytetarët që kanë dalë sërish në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në protestën e 115-të, pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë përmes pankartave dhe mesazheve drejtuar institucioneve, ndërsa kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.
Mesazhet e protestuesve janë përqendruar te kërkesa për ndryshim dhe te hetimet ndaj zyrtarëve të përfshirë në dosje të korrupsionit.
Në një prej pankartave shkruhej:
“Ju erdhi fundi, ne nuk ndalemi. Nesër më shumë”
Ndërsa një tjetër mesazh i drejtohej SPAK-ut:
“Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh – SPAK heto deri në fund, kushdo që të jetë”.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

EMRI/ U arratis me pranga gjatë varrimit të të vëllait, kush është trafikanti shqiptar i kërkuar në Australi

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë

VIDEO nga momenti/ Vjedhje gjatë ceremonisë mortore, i riu shqiptar “kapet mat”

Peka zbardh skandalin e pajisjes së Vlora Hysenit me certifikatat e sigurisë: Janë përdorur informacione të falsifikuara





