Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Liro protestuesit e arrestuar

Qytetarët kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet tubimi i ditës së 34-t të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pas marshimit nga Sheshi "Skënderbej", protestuesit janë vendosur përpara selisë së qeverisë, ku kanë nisur thirrjet kundër kryeministrit, duke kërkuar njëkohësisht lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tensioneve të një dite më parë para Kuvendit.
Gjatë grumbullimit, qytetarët kanë brohoritur: "Edi Rama dil në bulevard! Atdheu është i yni, jo biznes privat", "Shqipëria kërkon revolucion", "Shqipëria nuk shitet", "Rama jep dorëheqjen", "Rama, fuck you" dhe "Lironi çunat".
Protesta e sotme zhvillohet një ditë pas përplasjeve të forta mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit para Kuvendit, ku pati përdorim të gazit lotsjellës, spray me piper dhe arrestimin e disa qytetarëve. Pikërisht për këtë arsye, një nga kërkesat kryesore të protestuesve në tubimin e sotëm është lirimi i të arrestuarve.
Tubimi para Kryeministrisë pritet të vijojë me fjalimet e organizatorëve dhe qytetarëve, ndërsa protesta ka hyrë tashmë në ditën e saj të 34-t.
Lexo edhe
AKTUALITET
Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan

"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

Sot dita e 34 e revoltës për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i protestuesve

Vangjel Tavo del në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës





