Qytetarët sulmojnë fizikisht gazetaren në protestë/ AGSH: Autoritetet të identifikojnë autorët

Protesta e 33-të kombëtare ka nisur me incidente, pasi disa protestues kanë sulmuar gazetaren e Top News, Keida Muka. Gjatë kohës që gazetarja ishte duke raportuar drejtpërdrejt, ajo është shtyrë nga pas nga një protestuese, e cila, sipas pamjeve, e ka goditur fizikisht.
Më pas, protestues të tjerë iu afruan gazetares dhe i bënë thirrje të largohej nga raportimi "live".
Sakaq ka reaguar dhe AGSH, ku shprehet:
"Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon me forcë sulmin fizik dhe pengimin e ushtrimit të detyrës ndaj gazetares së Top News, Keida Muka, gjatë raportimit të saj të drejtpërdrejtë nga protesta e qytetarëve.
Asnjë gazetar nuk duhet të bëhet objekt dhune, kërcënimi apo intimidimi për shkak të punës së tij. Sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë një cenim të rëndë të lirisë së medias dhe të së drejtës së publikut për t'u informuar.
AGSH rithekson se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike, por ajo nuk mund të shndërrohet në justifikim për sulme ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike që janë në terren për të pasqyruar ngjarjet.
I bëjmë thirrje koordinatorëve të protestës dhe të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë punën e gazetarëve, pavarësisht qëndrimeve ndaj mediave.
Po ashtu, u kërkojmë autoriteteve të identifikojnë autorët e incidentit dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore".
Lexo edhe
AKTUALITET
Gazetari Muka lexon komunikatën e grupit koordinues të protestës: Nuk dorëzohemi, agresionit i përgjigjemi me rezistencë

‘Babait tim i vdiq pacienti se nuk kishte oksigjen’/ Everesti, i riu që u bë imazhi simbol i rezistencës

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, makina me çiftin dhe fëmijët del nga rruga dhe përfundon në kanal

EMRAT/ Arratisja e një prej autorëve të masakrës së Velipojës, pranga katër inspektorëve të policisë

Tentoi të kalonte kufirin me një grua të fshehur në valixhe, arrestohet në Muriqan francezi





