Qytetarët vendosin trëndafila në kangjellat e godinës të SPAK në mbështetje të punës së saj

Ditën e sotme aktivistët dhe qytetarët kanë dorëzuar në SPAK librin “Albania Files”, të cilin e kanë cilësuar si provën që kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë përmes miratimit të qindra projekteve. Në mbështetje të punës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, qytetarët kanë vendosur në shenjë simblike trëndafila të kuq në kangjellat e godinës.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se SPAK e ka mbajtur librin “Albania Files”, duke shtuar se kërkojnë nisje të hetimit, për atë që ata e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Gjatë një prononcimi për mediat aktivistja u shpreh se do ketë një kallëzim penal, i cili do të hartohet nga avokatët.
Kujtojmë që revolta e tyre vijon, pasi ata do të mblidhen në orën 19:00 në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas do të nisin marshimin drejt Kryeministrisë. Ata finalizojnë sot ditën e 32-të të revoltës së tyre, e cila ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në aksin Lushnjë-Berat, përmbyset makina, plagosen gjashtë persona

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Dhunohet Ilir Demalia, analisti kallëzon në polici: Më sulmuan dy persona

Korreshi: KE ka vendosur të ndërpresë fondet e IPARD III për Shqipërinë

Fermerët e Kallmit ngrenë alarmin: Bostani po na sjell vetëm humbje, rrezikohet të zhduket kultivimi vitin e ardhshëm

Qeveria i jep "Osmanit" 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

Trafiku i drogës dhe call center-at/ Europol: Mafia shqiptare ndër kërcënimet kryesore për BE

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate





