Qytetari denoncon nga protesta mungesën e kushteve tek Onkologjiku: Djalin e vetëm e humba nga kanceri, s’kishte Pet Scan

Një qytetar pjesëmarrës në protestë ka ngritur shqetësimin për gjendjen e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht për spitalin onkologjik, ndërsa ka rrëfyer edhe një tragjedi personale familjare.
Ai u bëri thirrje familjarëve të pacientëve me sëmundje kancerogjene që t’i bashkohen protestës, duke thënë se çështja e shëndetësisë prek çdo qytetar.
Qytetari tregoi se kishte humbur djalin e tij të vetëm nga sëmundja e kancerit. Më tej, ai ngriti akuza për mungesë investimesh në shërbimet onkologjike, duke krahasuar shpenzimet publike me nevojat e spitaleve.
Në fund, qytetari u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend. Ju bëj thirrje të gjithë që kanë të afërm të sëmurë me sëmundje kancerogjene, që të dalin në protestë. Nesër do të jetë vonë. Mua para 50 ditësh më ka lënë djali i vetëm nga sëmundjet kanceroze. Për arsye se këta japin 4.2 mln euro për një koncert që se njeh askush deh nuk ble një petskan për onkologjikun. Ka deri në 2021 që radiologjia nuk punon. Sa lekë punon ajo pajise? Ndaj ju bëj tirrje të gjithë shqiptarëve në këtë shesh ta shporrim këtë klikë të poshtër. Në 90 kam qenë 17 vjeç dhe sot jam kandidat të bëhem gjysh.
Njerëzit hanë bukë me listë. Nëse keni gjak shqiptari, i lini patronazhistët që të bëjnë punën e tyre, dilni në këtë shesh.”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Thirrja e qytetares: Më datë 23 në orën 09:00 para Kuvendit! T’i lajmë me vaj e domate kostumet e tyre të shtrenjta

“Rama, jep dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

Dosja e plotë Prokurorisë, si u zhdukën paratë e ndihmës ekonomike nga Posta Shqiptare e Durrësit! (Skema që përdorte drejtoresha si "mus...

Dyshohen se kanë lidhje me persona të botës së krimit, 10 oficerë policie iu hiqet certifikata e sigurisë

Dita e 49-të e protestës kundër Ramës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

E rëndë! U fut në det për t'u larë, ndërron jetë i moshuari në Shkëmbin e Kavajës

U rrëzua aksidentalisht në banesën e motrës së tij, humb jetën 62-vjeçari në Korçë





