Qytetari i drejtohet kryebashkiakut dhe denoncon me emra: Kanë nisur kërcënimet punëtorët e tu

Një nga qytetarët protestues në Divjakë i ka denoncuar kërcënimet që po ju bëhen njerëzve që kanë dalë kundër reformës së Edi Ramës për shkrirjen e kësaj bashkie.
Ai i ka bërë thirrje kryebashkiakut Josif Gorrea që të zbresë e të flasë me qytetarët e jo të rrijë mbyllur në bashki.
‘Ktheni kokën mbrapa kryetar, mos rri në dritare po hajde këtu.
Përshëndetje kryetar, Hajde këtu kryetar, hajde, hajde të bëjmë bashkë bisedim. Hajde me popullin, nuk të dëgjoj unë jo. Hajde afër.
Hajde merr edhe Këshillin e Bashkisë, hajde me vete. Të kanë filluar kërcënimet punëtorët e tu. Edhe kanë dalë nga portale. Ja ja, me emra po dalin, thashë s'i tregoj unë të dalin, dalin se kanë dalë te Jeta osh Qef.
Kryetar, ky Ilir Kapoti, kush është? Kush është se unë nuk e njoh. Apo ai Andi që përmenda mbrëmë që është në SPAK-u. Kanë filluar kërcënimet, t'i thonë nënkryetarja s'di gjë. Filankat dhe filankat ishin dy vajza nga Divjaka, do t'i heqim nga puna.
Se këto i thanë do nisin të vijnë në Bashki sot. Po nuk më thanë ato jo, po më tha mendja ime dhe zemra ime. Edhe ky populli im këtu. Edhe loti i atij që të votoi. Për këto rrenet që nuk vjen këtu.
Mbrëmë ishe aty te sheshi mbas qytetarëve, ku të thashë hajde hajde, po hajde të flasim, të bisedojmë, se kemi shumë. Jo me mua po dhe me popullin. Po me mua ke shumë, se kam edhe ca dokumenta. Që ke 15 milionë lekë për të m'dhënë mua. Janë firmosur 15 milionë lekë dhe më ke dhënë vetëm 1 milion.
E di shumë mirë, po hajde këtu hajde, mos rri në dritare, si qyqe majë thanës. Hajde dhe flasim këtu, po të pres. Mos e mbyll jo dritaren, jo mos e mbyll. Aty rri, po hajde këtu hajde.’, u shpreh qytetari gjatë fjalës së tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqipëria nën flakë, 25 vatra të reja zjarri u regjistruan këtë të enjte

I ekstraduar pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës/ Si një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Koha e emocioneve ka kaluar, do t’i drejtohemi arbitrazhit dhe drejtësisë

FOTO - Zbulohet rafineri kokaine në afërsi të Romës/ Mes të arrestuarve edhe shqiptari

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina





