Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi "Shqiponja", ia mbath me vrap në drejtim të Astirit

P
Piranjat 1 September 2026, 19:40 · 1 min lexim
Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme pranë kryqëzimit të ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, ku një qytetar i cili u ndalua nga efektivët e kryeqytetit ka arritur t'iu shpëtojë policëve duke u larguar me vrap nga vendngjarja. Siç mund ta shikoni qytetari edhe pse i rrethuar nga policët, ia del t'iu shpëtojë atyre, e kjo mësohet të ketë ndodhur falë hutimit të bluve nga disa qytetarë të pranishëm në vendngjarje.

Paraprakisht thuhet se qytetari ishte ndaluar nga efektivët për shkak të skuterit elektrik me të cilin ai lëvizte, që Policia ka tentuar t'ia konfiskojë.

Mirëpo me këmbëngulje ai ka refuzuar, e në këto rrethana efektivët janë detyruar për ta ndaluar. Pavarësisht ndalimit nga blutë, qytetari është duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja, duke lënë policët dhe qytetarët e pranishëm të habitur.

Referuar pamjeve ai shikohet duke vrapuarnë drejtim të rrugës që të nxjerr në zonën e Astirit, megjithatë deri më tani mbetet e paqartë se në cilin drejtim ka arritur të zhduket apo nëse është ndaluar sërish nga Policia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.