Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

Një protestues ka tërhequr vëmendjen në ditën e 44-t të protestës kundër qeverisë, duke mbajtur në duar një pankartë me foton e kryeministrit Edi Rama dhe artistit amerikan Kanye West, të shoqëruar me mesazhin: “Ku i fute 4 milionë euro?”
Sipas tij, pankarta ishte një formë proteste ndaj financimit të koncertit të Kanye West me fonde publike. Ai u shpreh se këto para duhej të ishin investuar për përmirësimin e kushteve në spitalet e vendit dhe jo për organizimin e një eventi muzikor.
Protestuesi tha se mesazhi i tij ka më shumë ndikim sesa koncerti i financuar nga qeveria, duke theksuar se me një shpenzim simbolik për pankartën ka arritur të ngrejë një debat publik më të madh se ai që, sipas tij, synohej me investimin prej 4 milionë eurosh.
“Kam zgjedhur këtë pankartë sepse për dy orë na morën 4 milionë euro nga xhepat tanë. Ato para mund të ishin përdorur për të përmirësuar spitalet, për krevate më të mirë, kondicionerë dhe kushte dinjitoze për pacientët. Unë kam shpenzuar vetëm 200 lekë për këtë pankartë dhe besoj se ky është imazhi më i mirë që i bëhet Shqipërisë. Vetë kam vuajtur në spitale, madje për një vizitë në zemër më futën në sallën e operacionit pa kryer më parë vizitat e nevojshme”, u shpreh ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali, ish-i dashuri pranon fajësinë në apel

I moshuari në protestë kundër Ramës: Për 2 orë na hoqi 4 mln euro nga xhepat, me aq para rregulloheshin spitalet

Dita e 44-të e protestës/ Qytetari: Do të protestojmë kundër Ramës dhe Berishës

Protesta kundër qeverisë – Dëshmia rrëqethëse e invalides: Më kanë prerë dritat, jetoj vetëm me 90 mijë lekë! Si t’i blej ilaçet?...

44 ditë revoltë qytetare/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqje

Zjarri i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanës në Himarë/ 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës në terren, tymi mbulon zonën

Amnistia penale, 60 të burgosur në Drenovë fitojnë lirinë, 12 gra lirohen nga burgu i Pojskës

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës





