Qytetari: Ne u japim ujë dhe trëndafila policëve ndërsa ata na dhunojnë pa mëshirë

Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se protestuesit u japin ujë dhe trëndafila policëve, ndërsa ata i dhunojnë pa mëshirë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se policës kanë vepruar sot kundër popullit duke hedhur gaz pa mëshirë.
Qytetari theksoi se duhet larguar kryeministri Rama nga qeveria që populli të jetojë i lirë. Në fund, ai bëri thurrje që qytetarët shqipatrë të qëndrojnë të bashkuar deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Ne u japim ujë policëve, u japim lule dhe trëndafila dhe ata sillen kështu, na dhunojnë pa mëshirë. Tani do përballen me popullin, prej sot do përballen me ne, me popullin. Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar. Të largojmë sulltanin, populli të votojë i lirë, siç bëhet në Kosovë, me qetësi dhe pa asnjë problem”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, protestuesit mblidhen në Komisariatin nr.4

Plagosja e Brian Syzos në Pogradec/ "Arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftin

Përplasjet te Kuvendi/ Aktivisti: Ambasada amerikane të ndërhyjë urgjent! Ndërkombëtarët t’i vënë fre këtij regjimi

Miliarda dollarë rrjedhin midis institucioneve të BE-së dhe Izraelit, pavarësisht gjenocidit në Gaza

Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë!

VIDEO/ Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë

Policia shpërndan protestuesit me dhunë, deputetët dhe ministrat e PS “arratisen” nga Parlamenti! Makinat zyrtare largohen me shpejtësi...

Prokuroria mbyll hetimet për inceneratorin e Tiranës, dërgon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të tjerët





