Qytetarja: Rama gjysmën e qeverisë e ka në burg, pjesën tjetër nëpër kazino

Një qytetare që mori pjesë në ditën e 39-të të protestës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, reagoi ndaj deklaratës së kreut të qeverisë, i cili i kishte cilësuar protestuesit si “korba e sorra të bulevardit”.
Gjatë fjalës së saj, ajo hodhi akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se “korbat dhe sorrat” ndodhen brenda kabinetit qeveritar.
“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, në Kryeministri. Gjysmën i ka në burg, gjysmën tjetër aty, kurse oligarkët i ka te kazinoja e Olsi Ramës në Amerikë”, u shpreh protestuesja.
Më tej, qytetarja ngriti akuza edhe për korrupsion, pastrim parash dhe privatizimin e pronave, duke deklaruar se është prekur personalisht nga humbja e pronave në Divjakë.
Në përfundim të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë protestat dhe kërkoi intensifikimin e tyre, duke theksuar se do të vijojë të protestojë kundër qeverisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet

Bileta falas për Kanye West? Mesazhet që po qarkullojnë në rrjet për nxënësit ekselentë

Pamjet satelitore "fundosin" Ramën, New York Times dokumenton punimet në Zvërnec

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë/ Detajet e para nga ngjarja

Paradoksi shqiptar: Shqipëria e Inteligjencës Artificiale, por koncerti i Kanye West pranon vetëm pagesa cash

Bariu i aksidentuar niset me helikopter drejt Traumës

SKANDAL/ Rama nuk lejon deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të futen në Shqipëri

Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut, Damiano Toshi i shpëton burgut përjetë





