AKTUALITET

Qytetet ‘e rilindura’ përmbyten me shiun e parë, administrata fryhet, ndërsa qytetarët përballen me tragjedi reale: nga tenderat te nëna që desh humbi fëmijën

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 10:02

Qytetet ‘e rilindura’ përmbyten me shiun e parë,

Shqipëria noton “ nën ujë”,  realiteti që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Ja si u rrëmbyen miliardat nga buxhetin, që nisën më 2013 me 360 mln euro dhe përfunduan në 2025 me 2 mld euro. Lista me përfituesit më të mëdhenj të  “Rilindjes Urbane”, mes tyre të arrestuarve për skema mashtruese. A do hetohen kompanitë për punimet pa standarte të Rilindjes Urbane me sheshet, tortuaret, kanalizimet, kolektorët, hidrovorët deri tek ujësjellësat që paguajnë mln euro paga për “çetat” e patronazhistëve.

Shqipëria “ nën ujë” në dimër dhe “në zjarr” në verë: realiteti që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Shiu vjen nga natyra, përmbytja nga qeveria.

Shiu merr me vete fasadën 2 miliardë euro të Rilindjes Urbane

Si investimet “Made in Rilindja Urbane” u përlyen me bojëra të një korrupsioni të ri, ku çdo vit qytetarët përmbyten  nga harresa sezonale. A do hetoj SPAK mbi 330 kompani përgjegjëse për punimet

Shqipëria  “noton” në ujë për shkak të investimeve gjysmake

Reshjet kthejnë përmbys vendin, ujë në rrugë e shtëpi, qytete pa energji, derdhet uji nga hidrocentralet. Përsëritet historia e përmbytjeve ku milionat e rilindjes urbane  janë bërë “shkel e shko” e “sa për të kaluar rradhën”, pasi mjafton shiu i stinës që t’i nxjerrë bojën “Rilindjes Urbane”. A do hetohet nga SPAK se ku shkuan me të vërtetë paratë, ku përfunduan  milion euro të xhepave të taksapaguesve që u investuan me shumë bujë në “Rilindjen Urbane të Qyteteve”.

Sipas institutit (IGJEUM), do vijoj rreziku në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash.

Përmbytjet janë kthyer në një refren social, politik, ekonomik e natyrisht edhe mediatik çdo nëntor e dhjetor përgjithësisht që nga viti 1990. “Shqipëria nën ujë” në dimër dhe “në zjarr” në verë është jo thjesht metaforë, por një realitet që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Njerëz që përmbyten rregullisht në dimër, në pranverë presin dëmshpërblimet e qeverisë, për të pritur përmbytjen e radhës në dimrin që vjen. Prej vitesh “elita politike qeverisëse” i shikon qytetet me të njëjtat probleme sikurse qytetet europiane, në një kohë kur qytetet shqiptare kanë domosdoshmëri për projekte infrastrukturore inxhinierike dhe sociale, dhe jo për fasada të tipit “Rilindja Urbane”. Mjafton të hapësh faqet e internetit dhe të kërkosh, do të shikosh dhe shijosh fotot e qendrave të qyteteve tona, të “Rilindura” nga ajo që qeveria i quan “Urbane”, dhe që pjesë e projekteve të tilla kanë qenë jo pak, por mbi 400 milionë euro. Edhe pa qenë nevoja të jesh projektues, inxhinier, arkitekt, konstaton me dhimbje se, jo vetëm punimet janë bërë sa për sy dhe faqe.. Mjafton të ecësh, të prekësh, dhe të shikosh se si “Rilindja Urbane” në qytetet tona i ka transformuar qendrat në karrikatura, me investime gjysmake, me pllaka që po thyhen çdo ditë, me stola që po kalben pa mbushur vitin, me lulishte që janë mbushur me dhe dhe zhavorr bashkë, me pemë që po thahen, apo me ndriçim elektrik të dobët, cilësisht këto projekte po degradojnë çdo ditë. Sa herë që nisin reshjet , vendi përmbytet.

Si u nda  “Torta” e milionave  për Rilindjen Urbane

Mbi 330 kompani shqiptare rezultojnë se kanë fituar kontrata të prokurimit publik nga torta e madhe e Rilindjes Urbane. Nga këto, 19 kanë fituar kontrata me vlerë zero lekë, ndërsa 50 të tjera kanë fituar në total kontrata me vlerë më të ulët se sa 10 mijë euro.  “Torta” e Rilindjes Urbane do të pësonte rritje të konsiderueshme, flitet se duke arritur në shifrën rekord të rreth 2 miliard eurove, të investuara deri në vitin 2020.Nga këto rreth 600 mln euro kanë shkuar për fasada dhe sheshe të reja.

Më konkretisht, në vitin 2013 Rilindja urbane nisi me një fond modest prej vetëm 2.82 milionë euro. Në vitin 2014, ky fond shënoi një rritje të ndjeshme duke kapur shifrën e 73.78 mln euro.
Më 2015, që është vit elektoral, fondi për rilindjen urbane u dyfishua dhe dhanë plot 147 mln euro, ndërkohë që në vitin 2016 fondi i rilindjes urbane pësoi një tjetër rritje dhe arriti në 274 mln euro.

Përgjatë 2017-ës, vit në të cilin kryeministri Rama do të kërkonte mandatin e dytë qeverisës, ‘thesi” i Rilindjes Urbane shkoi në 358 mln euro. Rritja, ndonëse me shifra modeste, vijoi edhe përgjatë 2018-ës dhe 2019-ës, vite për të cilat u vunë në dispozicion të Rilindjes Urbane respektivisht 363 mln euro dhe 365 mln euro.

Në 2020, një vit i vështirë me termet dhe pandemi, qeveria shqiptare ndau nga buxheti i shtetit plot 400 mln eurove për “Fondin e Zhvillimit të rajoneve”.

Lista me përfituesit më të mëdhenj, a do hetohen kompanitë për punimet e Rilindjes Urbane?

Kompania G.P.G është fituesja më e madhe me 28.6 milionë euro, pasuar nga Fusha me 22.3 milionë dhe Salillari me 22.3 milionë. Lista pasohet nga kompania “Vëllezërit Hysa” me 11.2 milionë dhe “Agbes Construcion” me 8.5 milionë.

Kontraktorët e mëdhenj të  “Rilindjes Urbane”, mes të arrestuarve për skema mashtruese

Disa nga këto kompani janë të njohura për publikun jo vetëm për aktivitetin e tyre si kontraktorë të punëve publike.Vite më parë Paqsor Buzi, aksioner i G.P.G.-së, u arrestua  nga policia si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në, ndërsa gjykata e la në arrest shtëpie. Kompania Fusha njihet si kompania së cilës kryeministri i kërkoi propozim të pakërkuar ndërtimin e Teatrit Kombëtar, një projekt kontrovers që përfshin shkatërrimin e teatrit ekzistues, të cilin shumë e konsiderojnë si ndërtesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit, dhe dhënien e disa mijëra metrave katrorë tokë publike për ndërtimin e disa pallateve me sipërfaqe të përgjithshme prej 90 mijë metrash katrorë. Administratorët e kompanisë Vëllezërit Hysa përfunduan në pranga në shkurt 2019 për rrugën Elbasan – Gjinar dhe u liruan më pas nga gjykata.

Moti i keq kap ‘mat’ strukturat, qytetarwr “nxjerrin varkat”, ja 8 qarqet problematic

Moti i keq ka zënë të papërgatitura një pjesë të konsiderueshme të strukturave të bashkive dhe vetë Qeverinë. Edhe pse prej ditësh ishte paralajmëruar se vendi do të përfshihej nga reshje intensive, veçanërisht në disa qytete kryesore, duket se paralajmërimet nuk janë marrë me seriozitet.

Përmbytje masive edhe në Fushë-Krujë e Shkodër Lumi Ishëm del nga shtrati, qindra hektarë toka bujqësore nën ujë. Shiu i madh sjell përmbytje në Kurbin, izolim dhe dëme të mëdha në Gjorm e Gorre.Aksi Elbasan–Librazhd në gjendje të degraduar, me gropa dhe pa siguri

Në qarkun e Gjirokastrës po regjistrohen reshje të dendura dhe erëra të forta. Probleme janë evidentuar në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku ka rënie inertesh dhe qarkullimi bëhet vetëm me një korsi.Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë, bllokohen disa segmente rrugore.Përmbytet autostrada Tiranë–Durrës, qytetarët të bllokuar për orë të tëra në trafik

Sipas institutit (IGJEUM), do vijoj dhe sot rreziku në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash.

 Ujësjellësat “çeta” patronazhistët

Qytetarët vazhdojnë të mbajnë bidonat në ballkon, ndërsa tenderat e ujësjellësit shkojnë  në drejtim të paditur, ku papërgjegjshmëria me kanalizimet shkakton përmbytje. 530 patronazhistë paguan K.U.Z në Durrës  dhe ka 16 mln euro borxhe.

“Veliera”, mbi 10 milionë euro nën ujë

Përmbytjet në Durrës kanë nxjerrë sërish në pah problemet e projektit “Veliera”, i cili, pavarësisht kostos mbi 10 milionë euro, vazhdon të përmbytet sa herë ka reshje shiu. Nënkalimi pranë portit është mbushur me ujë, duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve, ndërsa mjetet zjarrfikëse janë detyruar të ndërhyjnë për largimin e ujërave.

Projekti i promovuar si “kryevepër arkitekturore” dhe kartolinë turistike, rezulton të mos ketë zgjidhje funksionale për shkarkimin e ujërave, duke u kthyer në një problem të përsëritur për qytetin.

Banorët e zonës së Plazhit në Durrës janë përmbytur sërish edhe pse është hera e katërt që ndodh brenda tre viteve. Ata tregojnë se dëmet janë të mëdha, mobiljet e reja të blera për herë të katërt janë dëmtuar dhe Bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë konkrete për të parandaluar situata të tilla.Ata thonë se përmbytjet përsëriten çdo vit dhe pasojat e dëmet i vuajnë në kurriz të tyre.

19-milionë euro për hidrovorin të çuara dëm

Qyteti i Durrësit i është bashkuar detit  në zonën e  kënetës në Durrës ku  përmbytja ka qene edhe me madhe dhe situata është dramatike, thuhet se janë harxhuar 19-milionë euro për hidrovorin të cilat siç duket janë çuar dëm.

Me çizme gjer në gju, Besfort Lamallari shkon të takojë shokët e partisë në burg

Edhe institucioni i vuajtjes së dënimit në Durrës është përmbytur, duke vërtetuar se para natyrës të gjithë janë të barabartë, qofshin qytetarë të thjeshtë apo emra të njohur të politikës. Në këtë burg, vuajnë dënimin kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-ministri Ilir Beqja dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, të cilët mesa duket sot nuk janë përballur vetëm me drejtësinë, por edhe me reshjet intensive.Sapo mori vesh lajmin, Besforti – i njohur për ndjeshmërinë e tij selektive, u shfaq i shqetësuar për gjendjen e shokëve të partisë. Pa humbur kohë, ai ka marrë xhupin, ka veshur çizmet gjer në gju dhe është nisur drejt Durrësit, gati për të përballuar jo vetëm ujin, por edhe solidaritetin politik në kushte përmbytjeje.

Përmbytjet, banorja: Nuk na strehuan, desh m’u mbyt fëmija”

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut kanë rezultuar thuajse shkatërrimtare për një familje në Durrës.Një banore shprehet se shtëpia është përmbytur që mbrëmjen e djeshme, por ajo është detyruar të largohet nga banesa rreth orës 3 të mëngjesit, pasi jeta e fëmijës ishte në rrezik.Më tej, ajo tregon se ka shkuar në polici për ndihmë, por i kanë komunikuar që të drejtohej në bashki./Gazeta Telegraf

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?