Ra nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në det, pranë Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur gjatë lundrimit me skaf. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, i identifikuar si Santiago Çerçizi, dyshohet se ka rënë nga mjeti lundrues, i cili po udhëtonte nga Karaburuni drejt Vlorës.
Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime në kyçin e këmbës, ndërsa dyshohet se është prekur edhe nga helika e skafit.
I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, Policia Kufitare ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe po merr në pyetje personat e tjerë që ndodheshin në mjetin lundrues në momentin e aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Temperaturat e larta, burrat lejohen të shkojnë në punë me të shkurtra: Vendimi kundërshtohet nga vajzat dhe gratë

Zjarri vijon të jetë aktiv në Shelegar dhe Bregas të Finiqit, lëndohet një zjarrfikës, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

KLP pranon kërkesën e ILD, masë disiplinore “vërejtje publike” për prokuroren e Korçës

“Kanë arrestuar njerëz, duan të përhapin terror e dhunë”/ Ervin Goci: Protesta nuk ndalet pa dhënë Rama dorëheqjen

Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

Protesta para Parlamentit/ Gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh në komisariat, AGSH ngre alarmin për lirinë e medias

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa diskutime





