Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

P
Piranjat 3 July 2026, 19:44 · 1 min lexim
"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë

Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pasi u grumbulluan në Sheshin "Skënderbej", qindra qytetarë kanë nisur lëvizjen drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i përditshëm me fjalime dhe deklarata nga organizatorët.

Protesta vjen një ditë pas përplasjeve të forta para Kuvendit, ku pati përdorim të gazit lotsjellës, spray me piper dhe arrestimin e disa protestuesve.

"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë

Teksa marshojnë përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", qytetarët po mbajnë pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa dëgjohen thirrjet "Rama ik", "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëri e re", "Ju erdhi fundi" dhe "Lironi çunat", kjo e fundit në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë zhvillimeve të djeshme.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë sipas skenarit të ditëve të mëparshme, me tubimin para Kryeministrisë, ndërsa kanë ritheksuar se aksioni qytetar do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.