“Rama ka rënë, por s’e kupton!”/ Aktivisti: Në 4 korrik protestë madhështore kombëtare!

Protestuesi dhe aktivisti Shkëlzen Bushi ka komentuar situatën politike në vend, protestat masive kundër kryeministrit Edi Rama dhe reagimet e klasës politike përgjatë ditëve të fundit. Bushi nuk i ka kursyer kritikat as ndaj kreut të qeverisë, por as ndaj liderit të PD, Sali Berisha, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tyre ndaj zërit qytetar.
Aktivisti u shpreh se reagimet e kryeministrit Rama tregojnë dobësi, ndërsa vuri në dukje edhe paqartësitë e opozitës.
“Një kryeministër të merret me individë, një nga një, për mua nuk është kryeministër. Plus pala tjetër, Sali Berisha që thotë nuk mbështet protestën, por pas disa ditësh thotë që e mbështet protestën. Çfarë është kjo? Unë jam vetëm një zë protestues,” tha Bushi.
I pyetur nëse do të ketë një skenar për rrethimin e Parlamentit ditën e nesërme, ai u shpreh i rezervuar: “Protestë sërish në Parlament nesër? Nuk kemi plane. Gjithçka mësohet kur ndodh.”
Në mbyllje të fjalës së tij, Bushi dha një lajm të rëndësishëm lidhur me hapat e mëtejshëm të lëvizjes qytetare, duke ftuar të gjithë shqiptarët pa dallim në shesh.
“Në 4 korrik do shohim një protestë madhështore kombëtare. Protesta është e lirë dhe nuk përfaqësohet nga askush dhe ndaj të gjithë shqiptarët janë të ftuar të vijnë në protestë,” përfundoi Bushi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kokainë me logon e krokodilit, Argjentina heton pistën e mafies shqiptare dhe Kartelit të Sinaloas

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Stuhia e breshërit në Zavalinë shkakton dëme të mëdha në bujqësi

Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

40 mijë euro mashtrim me energjinë elektrike/ Çmontohet organizata kriminale në Spanjë, arrestohen 6 shqiptarë





