“Rama ose të largohet, ose ta arrestojë SPAK-u që të mos përfundojë si Çaushesku”/ Pedagogu: Kadastrat kërkojnë 20 mijë euro korrupsion për regjistrimin e pronave

Një pedagog në protestën e kësaj të premteje para Kryeministrisë deklaroi se qeveria po harton një ligj të ri për arsimin e lartë ku kërkohet çimentimi i rektorëve, sepse nga 2 mandate do të shkojnë në 3 të tillë pasi sipas tij janë vasalë të qeverisë. Ai deklaroi se kjo nuk do të lejohet nga stafet pedagogjike.
Po ashtu pedagogu denoncoi një rast korrupsioni në Kadastër ku një të afërmi të tij iu kërkuan 20 mijë euro për regjistrimin e pronës.
Ndër të tjera ai tha se Rama ka ose rrugën e dorëheqjes ose të prangosjes nga SPAK-u që të mos përfundojë si Çaushesku.
“Sot është dita e 34 e protestës, por qeveria nuk ka marrë vesh se duhet të largohet.
Do të tregoj rastin e korrupsionit të administratës.
Një mikut tim Kadastra i kërkoi 20 mijë euro për regjistrimin e pronës edhe pse vlera e pronës sëeshte aq.
Nëse nuk iu ka korruptuar Rama, tregojini vendin dhe thujini të japë dorëheqjen.
Financimi i qeverisë për universitetin është 10 herë më i ulët se në BE.
Po bëjnë një ligj të ri për Univerisietet ku duan të çimentojnë rektorët, vasalë të qeverisë, nga 2 mandate duan t’i bëjnë 3 por ne nuk do ta lejojmë.
Rruga e parë është dorëheqja ndërsa rruga e dytë është t’i shkojë SPAK-u dhe ta prangosë në zyrë.
Këto do të na ndihmojnë të mos përfundojë si Çaushesku”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dy valixhe plot kanabis nga Toronto drejt Tiranës, arrestohen në Rinas

Të shtunën protestë kombëtare, paralajmëron aktivisti: Nesër do të kemi dasmë të madhe në këtë shesh!

“Ramën do ta bëjmë nuse", qytetari bën “varëse” me bombat e gazit lotsjellës: Do t'ia varim në qafë kryeministrit

Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Liro protestuesit e arrestuar

Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan

"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK





