Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pasi Gjykata e Posaçme miratoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” dhe “pezullim nga detyra”.
“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit”, shkroi Rama në X.
“Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor”, shkroi gjithashtu Rama.
Lexo edhe
AKTUALITET
Si u bë Vlora Hyseni drejtuesja e SHISH? Nga karriera e ndërprerë në Kosovë, në ekipin e Ramës në Shqipëri

Iu vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie"/ Zbulohet vendndodhja e drejtoreshës së SHISH

Aksioni i SPAK për hetimet ndaj AKSHI-t, kontrolle edhe te kompleksi i vilave të ‘Visit të Pojës’

Gjendet i pajetë një 53-vjeçar shqiptar në Itali

Shqiptari dhe greku vrasin të miturin në Gjermani! (Si nisi sherri për vajzën që u kishte 200 euro borxh)

SKANDAL! Policia kërcënon gazetaren e Syri TV: Të hedhim prangat pse filmon!

Masa e SPAK për Hysenin, Hoxha: Dosja është e madhe, telefonat zbuluan hetimin ndaj kreut të SHISH

Arrestimet, kontrolli i banesës së Prodës dhe "izolimi" në shtëpi i Vlora Hysenit, reagon SPAK!





