"Rama u largua si skuth nga zyra"/ Përplasjet te Kryeministria, protestuesi: Do i kthehen bumerang poshtërsitë e tij

Aktivisti Meçan Zotaj ka komentuar protestën e mbrëmjes së kaluar dhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Gjatë fjalës së tij, Zotaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është larguar nga Kryeministria nën masa sigurie si skuth, nga ana tjetër e zyrës së tij. Ai bëri thirrje për zgjerimin e mosbindjes civile, ndërkohë ftoi qytetarët për një pjesëmarrje më të madhe në protesta.
"Mirë se kemi ardhur në ditën e 95-të të rezistencës sonë kundër sistemit mafioz shtetëror. Mbrëmë ka qenë një nga ditët më të bukura të revolucionit, të kësaj proteste, kur miu u sul në qarkun e vetë. Populli i tregoi se ai nuk mund të kalojë rrugën gjithmonë, sepse është një tradhtar që bën pazare me trojet tona, si ta ketë çifligun e babait të tij. Gjatë kohës që ne jemi shtyrë fuqishëm me policinë që mbron kriminelin dhe tradhtarin Edi Rama, ai ka dalë si skuth nga krahu i piramidës, me një automjet të Gardës. Kanë arrestuar 14 nga protestuesit tanë rezistues. Pas largimit tonë për të vajtur dhe mbështetur djemtë tanë në stacionet policore, të arrestuar dhunshëm dhe padrejtësisht, atëherë ka dalë eskorta e kriminelit për t’u bashkuar në vilat e Surrelit.
Dashakeqët e protestës, delirantët, patronazhistët, analistët, banalistët dhe lëpirësit e pushtetit janë munduar me çdo formë të luftojnë protestën, lëvizjen tonë për çlirimin e ardhur nga kthetrat e mafies. Por populli sot po tregon që ne nuk jemi të lehtë të biem në kurthet e delirantëve dhe të lëpirësve të pushtetit, sepse ky popull ka dinjitet. Këta njerëz janë heronjtë e 95 ditëve dhe në vazhdim, për t’i thënë boll korrupsionit dhe krimit.
Ne jemi Shqipëria, shqiptarët, që na është thurur kënga për breza dhe vite për dinjitet dhe jo për servilizëm, si ata që zgjedhin rrugë minjsh për t’u larguar nga zyrat e pushtetit. Të mblidhemi në këtë mosbindje, të jemi edhe më shumë, të bllokojmë në një shkallë të caktuar të gjitha arteriet e shtetit, sepse ata kanë bllokuar jetët tona. Jini të përgatitur, se i kemi lutur me ditë dhe muaj të tërë, me mënyrat më paqësore të mundshme. Talljet dhe orvatjet që kanë bërë do t’u kthehen bumerang dhe do të ballafaqohen me poshtërësitë e tyre," tha Meçan Zotaj.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pankartat nga protesta e 95-të: Nuk shtyhet muaji me premtime të rreme

I riu bën thirrje për mosbindje civile: T’i tregojmë pushtetit se Shqipëria s’mund të trajtohet si pronë private

‘Mosbindje Civile’ Tepelena: Presim studentët të na bashkohen, dorëheqja e Ramës e panegociueshme

Protesta në Tiranë/ Qytetarët: Kërkojmë revolucion

Turisti bie në humnerë në Shalë, ndërhyn helikopteri

OST njofton ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të Elbasanit, ja datat dhe oraret

Shqiptari dhe shoku i vjedhin të moshuarit 50 mijë euro. Si i tradhtoi një tatuazh

I riu shqiptar arrestohet me mbi 3 kg kokainë e mijëra euro. Si ra në ‘grackë’ nga veprimi që bëri në parking





