Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, protestuesja: Narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën!

P
Piranjat28 July 2026, 21:13 · 1 min lexim
Raporti i DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, protestuesja:

Një protestuese ka cituar pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestuesve ndaj qeverisë shqiptare. Sipas saj, në deklaratë theksohet se Shqipëria vijon të përballet me sfida që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe mungesën e transparencës. Protestuesja u shpreh se këto shqetësime janë ato për të cilat protestuesit kanë dalë prej 59 ditësh në shesh dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira në trafik ndërkombëtar dhe pastrim parash. Kriminaliteti u rrit me 7 për qind. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës mbeten problem. Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz.

Ju erdhi fundi. DASH ka nxjerrë një deklaratë në 27 korrik. Doja të ndaleshe te disa pika; Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira më trafik ndërkombëtar e pastrim parash. Kriminaliteti u rrit me 7 %.

Korrupsioni dhe mungesa transparencës mbetet problem.

Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz. Kemi 59 ditë që e themi që narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën! Ndaj themi dorëheqje! Gushti do ta mbushë këtë shesh edhe më shumë”, u shpreh protestuesja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.