E rëndë në Korçë/ Njerku plagos me thikë në kokë 18-vjeçarin
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflik...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2026, por ritmi i rritjes u ngadalësua dhe disa nga sektorët kryesorë prodhues mbetën në vështirësi.Sipas raportit tremujor të Komisionit Europian për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë u rrit me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, nga 4% në tremujorin paraardhës. Rritja u mbështet kryesisht nga konsumi privat, administrata publike, arsimi, shëndetësia, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi. Në të kundërt, industria dhe bujqësia vijuan të japin kontribut negativ në ekonomi.
Konsumi privat u rrit me 3.9%, por investimet u ngadalësuan ndjeshëm, në 3.9% nga 10% në fund të vitit të kaluar.
Eksportet e mallrave u rikuperuan me 28% në terma realë, të ndihmuara edhe nga një bazë e ulët krahasimi, ndërsa eksportet e shërbimeve u rritën me 5%. Megjithatë, rritja e importeve e zbehu efektin pozitiv dhe kontributi i eksporteve neto në ekonomi mbeti pothuajse neutral. Raporti evidenton sinjale të përziera edhe nga tregu i punës. Papunësia u rrit lehtë në 9.4%, ndërsa papunësia e të rinjve arriti në 16.9%.
Emigracioni neto prej afro 28,500 personash në vitin 2025 vijoi të ngushtojë ofertën e punës. Nga ana tjetër, paga mesatare bruto u rrit me 9.6%, në 90,119 lekë, dukshëm më shpejt se inflacioni. Inflacioni u përshpejtua në 3.2% në qershor, duke kaluar objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Çmimet u ndikuan kryesisht nga ushqimet, strehimi, energjia dhe transporti.
Në të njëjtën kohë, leku vijoi të forcohej ndaj euros, duke arritur një mesatare prej 95.3 lekësh për euro në tremujorin e dytë. Financat publike paraqitën një ecuri më të mirë. Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat buxhetore u rritën me 11.2%, ndërsa shpenzimet me 7.4%. Buxheti regjistroi suficit prej 1.9% të PBB-së së pritshme vjetore dhe borxhi publik zbriti në 48.8% të PBB-së.
Ballkani Perëndimor përshpejton rritjen, por mbetet i varur nga konsumi
Në tërësi, ekonomia e Ballkanit Perëndimor u përmirësua në tremujorin e parë. Rritja mesatare e ponderuar e rajonit u përshpejtua në 3.2%, nga 2.7% në fund të vitit 2025, duke shënuar ritmin më të lartë që prej tremujorit të katërt të vitit 2024.
Kosova regjistroi rritjen më të lartë, me 5.4%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.2%, Maqedonia e Veriut me 3.1%, Mali i Zi me 2.6% dhe Bosnjë-Hercegovina me 2.2%.
Megjithatë, rritja në pjesën më të madhe të rajonit u mbështet kryesisht nga konsumi i familjeve, i nxitur nga rritja e pagave. Investimet humbën ritëm pothuajse kudo, me përjashtim të Malit të Zi. Edhe tregtia e jashtme dha një tablo të përzier, ndërsa kontribut pozitiv të eksporteve neto në rritje patën vetëm Serbia dhe Kosova.
Një nga problematikat kryesore që evidenton raporti është ndalimi i përmirësimit në tregun e punës. Normat e papunësisë u stabilizuan në tremujorin e parë, pasi kishin arritur nivelet më të ulëta në vitin 2025, por punësimi me bazë vjetore ishte në rënie në shumicën e vendeve.
Papunësia varionte nga 8.9% në Serbi në 11.5% në Maqedoninë e Veriut dhe mbetej mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Tkurrja e fuqisë punëtore, emigracioni dhe mungesa e punonjësve po shndërrohen gradualisht në kufizime strukturore për ekonomitë e rajonit. Rritja e shpejtë e pagave mbështet konsumin, por mund të shtojë kostot për bizneset, veçanërisht kur nuk shoqërohet me të njëjtin ritëm të rritjes së produktivitetit.
Presionet inflacioniste u shtuan gjatë tremujorit të dytë. Inflacioni ishte relativisht i ulët në fillim të vitit, por u përshpejtua në prill dhe maj, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, ku kaloi mesatarisht nivelin 5%.
Rritja e çmimeve u nxit kryesisht nga ushqimet dhe energjia, duke treguar se situata globale vijon të transmetohet në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmes kostove të importit.
Kjo prirje mund të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve dhe të kufizojë konsumin, që aktualisht përbën motorin kryesor të rritjes në rajon. Presionet nga energjia dhe ushqimet rrisin gjithashtu kostot e prodhimit dhe transportit për bizneset.
Raporti evidenton edhe përkeqësim të pozicioneve buxhetore në shumicën e ekonomive. Të ardhurat u rritën me ritme të forta, por shpenzimet u zgjeruan edhe më shpejt, kryesisht për transferta sociale, subvencione dhe, në disa vende, investime kapitale.
Shqipëria ishte përjashtimi, duke regjistruar suficit buxhetor në pesë muajt e parë të vitit. Në vendet e tjera, bilancet buxhetore u përkeqësuan krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /Monitor
Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili u vra me snajper në oborrin e banesës ...
Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare “Vodafone “në Durrës ka rënë pre e një grabitjeje, pa...
Autoritetet Portuale të Korfuzit kanë arrestuar një kapiten shqiptar 45-vjeçar, pasi trageti i pasagjerëve që ai drejtonte rezul...
Nga Elisabetta Grassi, IL RESTO DEL CARLINO 350 shezlongë u zhdukën natën, qershorin e dy viteve më parë, nga klubi ‘Onde Chiare...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Është shtyrë për më 11 shtator, seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, pasi gjykata deklaroi se nuk është end...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për atentatin e dështuar të 30 qershorit në Pogradec, ku mbeti i pl...
Nga hetimet e deritanishme rezulton se autori i vrasjes së Edmond Sulës ka vepruar i vetëm dhe të gjitha lëvizjet i ka kryer në ...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, pjesëmarrësit në pro...