Presioni i Trumpit mbi NATO-n po riformëson mbrojtjen e Evropës. A do ta shkatërrojë kjo aleancën?
Baza Ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani u ndërtua për t'i bërë amerikanët të ndihen si në shtëpi. Rrugët e...
Baza Ajrore Mihail Kogalniceanu në Rumani u ndërtua për t'i bërë amerikanët të ndihen si në shtëpi. Rrugët e...
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu drejtua socialsitëve duke i thënë se “jeni bërë us...
Disa protestues kanë rrëzuar kazanët e mbeturinave në rrugë, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi deputetët e PS-së se janë bërë ushtarë të kryeministrit Rama dhe ...
Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku theksoi se nuk iu dha fjala në Kuvend, pasi donte që të fliste për dënimin e ish krerë...
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-kre...
Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme. Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kan&eum...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...

Një raport zyrtar në ShBA dëshmon se instrumenti financiar të cilit Behgjet Pacollit provoi t’ia transferonte jashtëligjshëm kontrollin e Aeroportit të Vlorës, rezulton pjesë e një fondi të përbashkët investues me Federatën Ruse.
Struktura financiare të cilës biznesmeni Behgjet Pacolli u përpoq t’ia kalonte nën kontroll të gjitha aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA Sh.P.K), rezulton pjesë e një fondi investues bashkë me borxhin sovran rus (Russian Foreign Bond), tregon një raport zyrtar financiar në ShBA.
“Compartment Bernina”, një nën-fond që menaxhohet nga kompania investuese “Delphos Securities”, posedon letra me vlerë në fondin ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund”, tregon ky dokument i dorëzuar pranë Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).
Bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë publikuar në EDGAR, e cila operon nën ombrellën e agjencisë qeveritare amerikane SEC, ky fond ndërkombëtar ka një bilanc prej 17.5 milionë dollarë të lidhur me “Compartment Bernina”.

Bernina është një nën-fond investues brenda kompanisë “Delphos Securities SARL”, i krijuar për të menaxhuar dhe administruar investimet lidhur me Aeroportin e Vlorës.
Emri i kësaj kompanie ndodhet në qendër të skandalit të tetorit të vitit të kaluar që u nxor në pah pas krisjes së raporteve mes dy ortakëve kryesorë të Aeroportit të Vlorës: Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit.
Përplasja mes tyre u nxit nga një marrëveshje e lidhur mes kompanisë nën pronësi të Pacollit, “Mabco Constructions S.A” dhe fondit investues “Delphos Securities”, përmes të cilës biznesmeni nga Mareci synonte t’ia kalonte aksionet e Aeroportit të Vlorës këtij fondi investues, tinëzisht dhe pa e njoftuar ortakun e tij.
Kjo skemë e dyshimtë e tentim-dorëzimit të Aeroportit në duart e një kompanie offshore, ishte përthëkuar nën formulimin e gjoja “një marrëveshje kredie” në vlerë 100 milionë euroshe të Mabco-s, marrë nga Delphos me norma paarsyeshmërisht të larta interesi.
Hileja dyshohet se ishte e thjeshtë: në rast se Pacolli nuk do ta shlyente kredinë me interes fillestar 7.6%, atëherë aseti kyç strategjik i shtetit shqiptar do t’i kalonte nën kontroll financiar “Compartment Berninës”.
Një gjykatë në Shqipëri caktoi masë të sigurisë mbi aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke pamundësuar zbatimin e ujdisë së dyshimtë.
Fondi ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund” dhe të dhënat të këtij fondi të publikuara nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkërbimeve (SEC), dëshmojnë për lidhje mes Pacollit dhe rusëve.
Të dhënat publike pranë kësaj agjencie dëshmojnë se fondi “GMO Emerging Country Debt Fund”, në të cilin Bernina posedon 17.5 milionë dollarë amerikanë letra me vlerë, mban obligacione të emetuara drejtpërdrejt edhe nga shteti rus.

Raporti mujor i fondit ndërkombëtar GMO, i dorëzuar pranë SEC, përmban shënime me emërtimet ‘Russian Federation’ dhe ‘Russian Foreign Bond – Eurobond’, vetëm pak rreshta më poshtë informacionit për Berninën.
Ky dokument zyrtar i organit rregullatorit shtetëror amerikan të tregjeve financiare, thellon dyshimet për lidhjet e dyshimta të biznesmenit Pacolli me rusë dhe rrezikun e tejkalimit të një aseti strategjik të shtetit shqiptar në duart e një vendi armik.
Dyshimet për përfshirjen e interesave ruse përmes Pacollit në Aeroportin e Vlorës ishin kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës në shtator të vitit të kaluar, kishte raportuar portali Hashtag.al duke u thirrur në burime.
Sipas raportimit të portalit, kallëzuesi që e kishte deponuar lëndën në Prokurori ishte “vënë në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere” të shtetit shqiptar.
Paralelisht me këtë kallëzim, një hetim tjetër penal kishte nisur nga Prokuroria e Tiranës kundër Pacollit nën dyshimin për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”.
Ndërsa në dhjetor të vitit të shkuar, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e përjashtoi Pacollin dhe kompaninë e tij Mabco nga e drejta e vendimmarrjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
Vendimi derivoi nga padia e kompanisë ortake në Aeroport, 2A Group nën pronësi të Valon Ademit, e cila kishte arsyetuar para gjykatës rrezikun real që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.
Dy biznesmenët nga Kosova, kishin marrë para katër vitesh Aeroportin me koncension nga shteti shqiptar.
Edhe pse operimet normale me pasagjerë planifikohej të nisnin në gjysmën e dytë të vitit të 2025, projekti ende nuk ka përfunduar si pasojë e konfliktit ligjor mes dy ortakëve.
Ademi pretendon se zotëron 47% të aksioneve në koncension, ndërsa Pacolli pretendon se zotëron shumicën absolute të tyre.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj qëlloi për vdekje...
Është shtyrë seanca e 12-të e gjyqit të Erion Veliajt kundër Aulon Kalasë. Ditën e sotme (25 mars) ishte caktuar sean...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar i identifikuar si Ibrahim Dima ka humbur jet&...
Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë ka...
Tre persona, të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë kapur në pikën kufitare të Morinës. ...
Familja Rrapaj, në fshatin Kuman të Roskovecit, ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme (24 mars), ku 80...
Pas një viti pezullim, qytetarët shqiptarë pritet të kenë sërish mundësi të aplikojnë për programin e lotari...
Efektivët e Kontigjentit XVIII EOD, pjesë e Brigadës Shumëkombëshe Kanadeze, kanë përfunduar me sukses stërvitjet &ldq...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Kuman të bashkisë Ro...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur parad...