Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut të Gjirokastrës pas skandalit me portretin e Çerçiz Topullit

Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas reagimeve të shkaktuara nga mënyra e ekspozimit të veshjeve të Çerçiz Topullit në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës.
Sipas informacionit të bërë publik, në qendër të reagimeve ishte mënyra e paraqitjes së manekinit ku ishin vendosur rrobat e figurës historike. Ekspozimi është konsideruar i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me mënyrën e konceptimit të ekspozitës.
Pas reagimeve, Hysi i ka paraqitur dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.
Në deklaratën e tij, Hysi thotë se e merr vendimin me përgjegjësi dhe pranon përgjegjësinë për gabimin, duke theksuar se ai është korrigjuar.
“E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi.
Ai ka falënderuar Bashkinë e Gjirokastrës, kryebashkiakun Golemi, kolegët dhe veçanërisht punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore për mbështetjen gjatë periudhës së tij në krye të institucionit.
“Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!”, shprehet Hysi.
Ai shton se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kombëtare, ndërsa e mbyll deklaratën me mesazhin: “Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.”
Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.
E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.
Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.
Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin !
Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.
Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.
Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t’a lëmë të flasë vetë.
Mirënjohje !
Florian Hysi
Lexo edhe
AKTUALITET
Plagosja në Tiranë, reagon policia: U qëllua në ajër pas një konflikti çasti, autori në kërkim

Caktohet data/ Ja kur do të bëhet pritja diplomatike e ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt

Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një person i plagosur

Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën

“Familjet marrin borxh për të mbyllur muajin”/ Tabaku: Paratë publike shkojnë te të privilegjuarit pranë qeverisë





