PD: Stop terrorit dhe dhunës së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin R...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme, duke akuzuar kryeministrin R...
Aktivisti Andi Tepelena duke folur për SYRI TV në ditën e 94-t të protestës qytetare, ka paralajmëruar përshkallëzimin e...
Teksa po protestonte paqësisht përpara godinës së qeverisë, aty ku kryeministri Edi Rama mblidhte kabinetin, dhjetëra forca polico...
Pas dy orësh rrethuar nga protestuesit në Kryeministri, Edi Rama është larguar nga zyra sapo qytetarët janë zhvendosur për t&...
Protestuesit janë pozicionuar në hyrje të Kryeministrisë me qëllim bllokimin e daljes, pasi kanë mësuar se kryeministri Edi R...
Ndërsa protestuesit kanë mbërritur në sheshin para Kryeministrisë, duket se ditën e sotme kanë një plan tjetër. Pr...
Sot shënohet dita e 94 e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit ...
Një banor ka denoncuar përmes një mesazhi gjendjen e rënduar të kabinës elektrike në fshatin e tij. Përmes pamjeve t&...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta mb&eum...
Henna Virkkunen, nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin e teknologjisë, sigurinë dhe demokracinë, paralajm&eu...
Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.
Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.
Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës. Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e Kavajës, është hapur 1 muaj me vonesë, pikërisht në 10 Gusht 2026.
“...ndërsa plani ynë ishte që biznesi të hapej në 10 korrik. Prej fillimit të korrikut kemi marrë në punë disa persona, duke krijuar organikën e stafit. Mes personave të punësuar ka qënë dhe Genti Nela, djali i oficerit të policisë pranë Komisariatit të Kavajës, Alban Nela...”-ka treguar Arbër Habilaj.
Më tej ky i fundit ka sqaruar se: “...unë doja ta largoja nga puna, se nuk po e bënte mire punën, rinte gjithë kohën me telefon dhe nuk shërbente në kohë...”, duke shtuar se Genti Nela kishte ardhur në hotel përpara hapjes së tij zyrtare dhe se ishte paguar edhe përpara se të fillonte punë zyrtarisht hoteli.
Arbër Habilaj, gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Qyno ka këmbëngulur se nuk ka pasur asnjë konflikt për çështjen e pagesës, por shkak është bërë goditja me gotën e qelqit që kamarieri Genti Nela, ka qëlluar vëllain e tij, Florian Habilaj, duke i shkaktuar 8 të çara në kokë. Habilaj, pranon se ka goditur më parë Genti Nelën, pasi e gjitha kjo ka ndodhur, kur ka parë të vëllanë të gjakosur në fytyrë.
Ai këmbëngul se konflikti nuk ka nisur për shkak të një page të papaguar. “...Nuk kisha çfarë të bëja, veprova në gjaknxehtësi e sipër, kur pashë ashtu vëllain të gjakosur në fytyrë...”-ka pohuar Habilaj. Sipas versionit të tij, më 27 gusht i është komunikuar Gentit Nelës se duhej të largohej nga puna dhe t'i merrte paratë që i takonin. Habilaj pretendon se i ka thënë të shkonte te burri i motrës së tij, i cili, sipas tij, merrej me pagesat e hotelit.
Por, sipas Habilajt, 18-vjeçari ka kërkuar të qëndronte edhe dy ditë të tjera.
“...donte të rrinte. I thashë ik, merr te burri i motrës time ditët që ke punuar dhe të çoj në shtëpi. Se e çoja unë çdo natë në Kavajë me furgon, i paguaja dhe furgonin këtij, Gentit. “...Do rri dhe dy ditë...”-tha. Po të ishte punë rroge kjo nuk do kishte ndodhur se Genti Nela duhet të merte rrogën në 11 shtator, fiks 1 muaj pasi u hap hoteli. Por nuk ka qënë punë rroge, por e gjitha ndodhi pasi Genti Nela, qëlloi në kokë me gotën e qelqit, vëllain tim duke i shkatuar dëmtime të rënda...-ka treguar Arbër Habilaj.
Më tej ky i fundit thotë se e gjithë ngjarja është manipuluar në mënyrë të qartë nga oficeri i policisë gjyqësore Alban Nela, i cili është babai i Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap një ditë më pas me armë automatike në makinë.
“...Alban Nela, oficeri i policisë, ka manipuluar gjithçka. Edhe kapjen e vëllait të tij me automatik e ka organizuar ai duke e mësuar më pas të vëllain se çfarë qëndrimi të mbajë në polici lidhur me prezencën e armës automatike që ju kap në makinë. Po ç’janë këto pretendime që thotë vëllai se: “...armën do e hidhte në përrua...”. Po pse do e hidhte në përrua, kur mund tia jepte të vëllait, që e kishte oficer policie. Melison Nela, është një person ordiner, që ka dhunuar dhe më pas divorcuar gruan e tij, të cilën dhe e ka kërcënuar se do e vrasi....”-ka treguar Arbër Habilaj./Syri.net
Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër t&eum...
49-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të së hënës në Gosë-Vilëbashtovë të ...
Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues të 2 tenderave me vlerë 8 mln euro kompaninë ‘Erald-G’, e grupit Aruba. Bashkia nuk ës...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën e Therepelit në Bashkinë Skrapar, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. ...
Banorë të lagjes nr. 15 në Durrës kanë protestuar për gjendjen e infrastrukturës në zonën ku jetojnë, duke k&e...
Detaje të reja janë bërë publike nga dëshmia e 18-vjeçarit Genti Nela, i cili pretendon se është dhunuar nga katë...
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 19-vjeçari Indrit Shyti, i cili u përfshi në një aksident t...
Qyteti i Rrëshenit do të përballet me kufizime në furnizimin me ujë gjatë orëve të natës për disa javë....
GJKKO ndryshon mënyrën e komunikimit me mediat. Me hyrjen në fuqi të rregullores së re të brendshme për sigurinë, rend...
Vatra e zjarrit në Lundër ka shkaktuar një situatë kritike në orët e fundit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kan&eum...