Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Reagon IMT e Tiranës: Kemi zbatuar procedurat ligjore

P
Piranjat31 March 2026, 15:00 · 5 min lexim
Reagon IMT e Tiranës: Kemi zbatuar procedurat ligjore

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar pas ankesë së shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k.

IMT sqaron se “nga tërësia e akteve provuese të paraqitura përpara Gjykatës rezulton se, në kuadër të ushtrimit të funksioneve ligjore, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë ka zhvilluar një procedurë inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Nr.2 Tiranë”.

Duke shtuar se "trupa inspektuese konstatoi se në kantier po zhvilloheshin punime ndërtimore, për të cilat, në momentin e verifikimit fillestar, nuk u paraqit menjëherë dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, u mbajt Procesverbali i Konstatimit të Kundërvajtjes".

Reagimi i plotë:

Lidhur me procedurën inspektuese ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k.

Nga tërësia e akteve provuese të paraqitura përpara Gjykatës rezulton se, në kuadër të ushtrimit të funksioneve ligjore, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë ka zhvilluar një procedurë inspektuese administrative ndaj shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k., lidhur me punime ndërtimore të kryera në një kantier në zonën e Saukut, Njësia Administrative Nr.2 Tiranë.

Gjatë kontrollit në terren, trupa inspektuese konstatoi se në kantier po zhvilloheshin punime ndërtimore, për të cilat, në momentin e verifikimit fillestar, nuk u paraqit menjëherë dokumentacioni i plotë tekniko-ligjor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, u mbajt Procesverbali i Konstatimit të Kundërvajtjes nr. 8331, datë 29.12.2025, ku u evidentua si kundërvajtje administrative mungesa e dokumentacionit përkatës në momentin e kontrollit.

Në zbatim të procedurës ligjore, subjektit iu la një afat 10-ditor për paraqitjen e dokumentacionit justifikues. Brenda këtij afati, me shkresën nr. 52, datë 06.01.2026, shoqëria “EUROCOL” sh.p.k. depozitoi dokumentacionin përkatës, nga i cili rezulton:

• Kontrata e shitjes së pasurisë së paluajtshme nr. 260 Rep., nr. 263 Kol., datë 10.03.2020, që provon titullin e pronësisë mbi sipërfaqen 3332 m²;

• Certifikata e pronësisë për pasurinë nr. 86/29, zona kadastrale 3266, së bashku me kartelën dhe hartën përkatëse;

• Ekstrakti i shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, që vërteton statusin juridik të subjektit;

• Akt-Marrëveshja nr. 2153/1 Prot., datë 27.05.2025, e lidhur me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit pranë Bashkisë Tiranë, në zbatim të një leje ndërtimi të miratuar nga Bashkia Tiranë.

Nga përmbajtja e kësaj akt-marrëveshjeje dhe lejes përkatëse rezulton se punimet konsistojnë në ndërtimin e një muri mbrojtës ndaj zhurmave, të shkaktuara nga qarkullimi në Unazën e Madhe, në funksion të mbrojtjes së zonave rezidenciale përreth, përfshirë rezidencën “PARK LIFE”.

Gjithashtu, dokumentacioni përfshin projektin përkatës teknik, planvendosjen dhe ortofotot, si dhe shkresën për koordinim institucional me autoritetet përkatëse.

Një element thelbësor është se, sipas akt-marrëveshjes:

vepra ndërtimore, pas përfundimit, kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë, çka i jep ndërhyrjes karakter publik dhe jo privat.

Pas shqyrtimit të plotë të dokumentacionit, IMT ka konstatuar se:

• dokumentacioni është i rregullt në formë dhe përmbajtje;

• ekziston bazë e plotë ligjore për kryerjen e punimeve;

• ndërhyrja është realizuar në përputhje me lejen e ndërtimit;

• punimet janë në funksion të një projekti të miratuar me interes publik.

Për rrjedhojë, është arritur në përfundimin se:

ndërhyrja nuk përbën ndërtim të paligjshëm, por realizim të një ndërtimi me leje, në përputhje me kuadrin ligjor dhe institucional në fuqi.

Si pasojë, Procesverbali i Konstatimit të Kundërvajtjes nr. 8331, datë 29.12.2025, është konsideruar i tejkaluar në thelb, pasi mungesa fillestare e dokumentacionit ishte një situatë e përkohshme dhe u korrigjua brenda afatit ligjor.

Procedura administrative është mbyllur pa masë ndëshkimore, në përputhje me parimet e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit.

Në përfundim, rezulton se:

• mungesa fillestare e dokumentacionit ishte thjesht procedurale dhe e përkohshme;

• subjekti ka përmbushur detyrimet ligjore në afat;

• punimet janë kryer mbi bazën e një leje ndërtimi të vlefshme;

• objekti është një vepër infrastrukturore me karakter publik;

• dhe, pas përfundimit, ajo kalon në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Këto rrethana provojnë qartë ligjshmërinë e plotë të ndërhyrjes ndërtimore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.