Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Reduktimi i flotës me 30%, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Publik: Brenda 1 jave përgjysmojmë autobusët!

P
Piranjat 1 September 2026, 19:00 · 2 min lexim
Reduktimi i flotës me 30%, përfaqësuesi i Shoqatës së

Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, ka deklaruar se masa e marrë sot për reduktimin e flotës së autobusëve me 30% është vetëm masa e parë. Sipas tij, në rast se institucionet nuk do të ndërhyjnë për plotësimin e kërkesave të tyre, një prej të cilave është heqja e akcizës për naftën, flota e autobusëve do të reduktohet deri në 50%.

“Kërkesat tona janë adresuar në të gjitha institucionet që nga marsi, mbi trendin e rritjes së çmimit të karburantit, i cili nuk është rritur vetëm në Shqipëri, por në rang botëror. Në vendet e rajonit mbështeten dhe subvencionohen sektorët që kanë lidhje me shërbimet publike.

Jemi në muajin e gjashtë dhe çmimi i karburantit është mbi 200 lekë. Na u premtua që, nëse nuk do të ketë ulje çmimi, do të diskutonim, por kjo nuk ndodhi.


Reduktimi i numrit të autobusëve është jo vetëm në Tiranë, por edhe në Elbasan, Durrës, Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë, pra në rang vendi. Reduktim në nivel qytetas, ndërqytetas dhe interurban.

Kërkesat tona janë bazike. Nuk i kemi kërkuar ne, por janë të implementueshme dhe për këtë sektor duhet të ishin implementuar, që operatorët të mos dorëzoheshin para çdo krize.


Kërkuam heqjen e akcizës së karburantit. Nesër na është lënë takim me tri ministri.
Ne njoftimin e kemi bërë. Kjo është masa e parë, pra reduktimi i flotës me 30%. Nëse institucionet janë të papërgjegjshme dhe nuk kanë prioritet qytetarët, faji është i tyre për atë që do të ndodhë.

Nëse brenda një jave ose 10 ditësh nuk reagojnë, do të merren masa të tjera. Do të jemi të detyruar të ulim kapacitetin deri në 40-50%, për të mos shkuar drejt mbylljes.

Kjo sjell kaos, ku qytetarët, nga 3-4 minuta që prisnin autobusin, do të shkojnë në 14-15 minuta.”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.