Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/ Juristja për ngjarjen në Roskovec: Kambanë alarmi

P
Piranjat25 July 2026, 11:53 · 3 min lexim
Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/

Juristja Greta Ambeli, e ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, ka komentuar ngjarjen e rëndë ku Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres, dhe në fund, pas orësh të tëra negociatave me policinë nuk pranoi të dorëzohet dhe u vetëvra.

Ajo e ka parë ngjarjen edhe nga këndvështrimi i dhunës ndaj grave dhe problematikave sociale që lidhen me marrëdhëniet familjare.

Ambeli u shpreh se në shumë raste një nga faktorët kryesorë që çon në konflikte të rënda është mospranimi i përfundimit të një marrëdhënieje, duke theksuar nevojën për edukim dhe respekt ndaj grave.

“Ajo që ndodhi dje ka qenë një ngjarje shumë e tmerrshme që ka tronditur mbarë opinionin publik, por unë do ta shikoja edhe në aspektin e femrës dhe faktit që këtu sërish shkak ka qenë një femër”, tha juristja.

Ajo shtoi se, sipas informacioneve të bëra publike deri tani, duhet marrë në konsideratë edhe dhuna psikologjike që mund të ketë përjetuar viktima, në rast se ka pasur përndjekje. Sipas Ambelit, familjet shqiptare duhet t’i edukojnë brezat me kulturën e respektit dhe pranimit të vendimeve brenda një marrëdhënieje.

“Kur një individ e kupton që një marrëdhënie ka përfunduar, ajo duhet të zgjidhet në rrugë ligjore, siç mund të jetë divorci dhe jo përmes dhunës”, u shpreh ajo.

Juristja theksoi se rastet e dhunës në familje janë të shumta dhe se shumë gra detyrohen të përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale, madje edhe të jetojnë në të njëjtën banesë me personat ndaj të cilëve kanë kërkuar mbrojtje.

“Rastet e dhunës në familje janë të shumta, ashtu si edhe urdhrat e mbrojtjes që marrin gratë. Ka raste kur ato detyrohen të jetojnë ende në të njëjtën shtëpi për shkak të pamundësive ekonomike”, deklaroi Ambeli.

Ajo kërkoi një analizë më të thelluar nga institucionet, duke argumentuar se raste të tilla nuk duhet të trajtohen vetëm me dënimin e autorit pas ngjarjes, por edhe me politika që parandalojnë përsëritjen e tyre.

“Ky rast, sikurse shumë ngjarje të tjera, duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për politikat penale në Shqipëri. Duhet të analizojmë nëse sistemi duhet të fokusohet vetëm te ndëshkimi apo edhe te edukimi dhe parandalimi”, tha ajo.

Sipas juristes, duhet të studiohen edhe faktorët psikologjikë të autorëve të krimeve, marrëdhëniet familjare, mënyra e edukimit dhe ndikimi i mjedisit ku janë rritur.

“Duhet të ketë një analizë të thellë të kushteve psikologjike të individit, marrëdhënieve në të cilat kanë jetuar dhe rolit të familjes, pasi në disa raste edhe prindërit mund të bëhen burim konfliktesh për çiftin”, përfundoi Greta Ambeli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.