Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Reforma territoriale/ Kryetari socialist i Libohovës del kundër shkrirjes së bashkisë

P
Piranjat23 July 2026, 23:19 · 2 min lexim
Reforma territoriale/ Kryetari socialist i Libohovës del kundër

Kryetari socialist i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hide ka reaguar publikisht kundër mundësisë së shkrirjes së bashkisë në kuadër të reformës së re territoriale, duke bërë thirrje për mbrojtjen e identitetit dhe historisë së qytetit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hide thekson se Libohova nuk është thjesht një njësi administrative, por një trashëgimi historike, kulturore dhe identitare që i përket jo vetëm banorëve të saj, por gjithë vendit.

“Ka kauza që nuk kanë nevojë për ushtarë të rastit. Kanë nevojë për besnikëri. Besnikëria nuk është të jesh i pranishëm vetëm kur është e lehtë. Është të qëndrosh edhe kur rruga bëhet e vështirë”, shkruan ai.

Sipas Hides, historia nuk ndërtohet nga ata që zgjedhin heshtjen, por nga ata që mbrojnë atë që besojnë se është e drejtë. Ai nënvizon se një vend nuk jeton vetëm nga kufijtë administrativë, por nga kujtesa, kultura, traditat dhe identiteti i tij.

“Prandaj, çështja nuk është nëse një bashki ekziston në një hartë administrative. Çështja është nëse kemi vullnetin të mbrojmë atë që na ka formuar si komunitet dhe si komb”, shprehet kryebashkiaku.

Reforma territoriale/ Kryetari socialist i Libohovës del kundër

Reforma territoriale/ Kryetari socialist i Libohovës del kundër

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.