“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është përshkallëzuar, pas deklaratës së deputetes së PS, Marjana Koçeku, e cila u shpreh se refuzon të flasë në gjuhën standarde dhe preferon dialektin gegë. Reagimi ka ardhur nga ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së saj.
Spaho e cilësoi qëndrimin e deputetes si të papranueshëm për një funksionar publik, duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore.
Reagimi:
Ti refuzon te flasesh gjuhen standarte ne funksione shteterore sikurse ai qe mban, sepse je fyçke.
Kur je e pazonja te kontribuosh me ndonje gje ne shoqeri, fillon e thua idiotesira per te terhequr vemendjen.
Gjuha standarte eshte pranuar nga nje kongres i shkencetareve te gjuhes shqipe te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe albanologeve me te shquar te kohes qe ne vitin 1972.
Thene kete, askush nuk i ka mohuar vlerat gegenishtes, por per ti unifikuar shqiptaret ne nje dialekt te vetem, eshte pranuar ajo qe quhet gjuha standarte.
Sepse dikur ata qe nuk i deshin te miren Shqiperise, jugun dhe veriun e saj i konsideronin pjese jo te nje trungu dhe gjuhe kombetare.
Ka plot hajvaner qe predikojne qe ndonje dialekt eshte shume me i mire se gjuha zyrtare.
Ka hajvaner te tjere qe predikojne per dy kombe te ndryshem, kombin shqiptar dhe kombin kosovar, bazuar ne dialektet qe flasim ne jeten e perditshme dhe ne zhargon.
Nje idiote si ti zgjidhet rastesisht deputete dhe i jep te drejten vehtes te kthehet ne fantazma te tejkaluara dhe te thote mbrockulla te tilla.
Po ti thoshe keto kur kullosje dhite askush nuk do te jepte vemendje.
Sot ne duhet te degjojme idiotesira te tilla sikur ti ke thene ndonje thagme.
O Edi Rama, disiplinoji keto debile, mos i lere te thone cfare ju dikton mendja e ngushte, meqenese jane deputete.
Duke folur keshtu, ty te nxjerrin bojen, pa per ceshtjen e gjuhes askush me mend ne koke, gege a toske, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni apo albanolog nuk ja var teneqen.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare në Dhërmi, zbulohet itinerari i saj

Presidenti Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj me besim

EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje, arrestohet në Tiranë 51-vjeçari

Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit, imzot Joani: Falja e shkatërron të keqen

Vlorë/ Shpërndanin kokainë e kanabis te adoleshentët, në pranga një 17-vjeçar, procedohet i mituri





