Regjistrohen dy vatra zjarri në Prrenjas, shmanget rreziku për banesat

Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të fundit në territorin e Bashkisë së Prrenjasit, njëra në fshatin Skënderbe të Njësisë Administrative Rrajcë dhe tjetra në Njësinë Administrative Qukës. Flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën, duke rritur rrezikun për përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve të tjera. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Prrenjas, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe banorët e zonave të prekura, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e plotë e të dy vatrave, duke parandaluar që flakët të afroheshin pranë banesave.
Sipas informacioneve, nga këto zjarre nuk ka pasur dëme në njerëz apo në banesa. Janë regjistruar vetëm dëme materiale dhe djegie të disa sipërfaqeve të prekura nga flakët.
Autoritetet vendore në Prrenjas kanë vlerësuar angazhimin e efektivëve të MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe banorëve, të cilët kontribuan në menaxhimin e situatës dhe në shmangien e pasojave më të rënda. Ndërkohë, Bashkia u ka bërë sërish apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta, duke mos ndezur zjarre në natyrë, duke mos hedhur bishta cigaresh apo materiale të ndezshme në ambiente të hapura dhe duke njoftuar menjëherë autoritetet për çdo vatër zjarri të konstatuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përfshihet nga flakët pylli i Iballes në Fushë-Arrëz, dyshohet se u ndez qëllimisht

Motorët e ujit, rreziku që 'pushton' bregdetin e Shqipërisë

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Sot seancë plenare në Kuvend, në Rend Dite vlerësimi i punës së një sërë institucioneve, përfshirë SPAK, KLGJ e KLP

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2026

“Ai nuk është kriminel”/ Mbi 20 vite në SHBA, deportohet nga Amerika berberi shqiptar. Mesazhi i xhaxhait të tij: U bë viktimë e kriminel...

Aksident i rëndë në Unazën e Re

Zi në familjen Leli, ndahet nga jeta nëna e ish-kryebashkiakut të Vlorës





