Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë/ Bashkia paralajmëron prishje ndërtimesh

P
Piranjat31 March 2026, 14:47 · 2 min lexim
Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë/ Bashkia paralajmëron

Prej shumë vitesh i lënë pas dore, një nga kanalet kryesore kulluese në qytetin e Vlorës po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë rehabilitimi, me qëllim parandalimin e përmbytjeve.

Projekti i Bashkisë së Vlorës synon pastrimin total të kanalit dhe rikthimin e tij në funksion të plotë. 

Megjithatë, puna është shoqëruar me vështirësi, për shkak të ndërtimeve të shumta të ngritura përgjatë viteve, një pjesë e të cilave pa leje, madje edhe mbi vetë gjurmën e kanalit.

Kryetarja e Bashkise se Vlores Brunilda Mersini  bën me dije se janë identifikuar disa ndërtime problematike, përfshirë edhe një vilë trekatëshe e ndërtuar plotësisht mbi kanal, çka e bën të vështirë ndërhyrjen për prishjen dhe pastrimin. Për banorët e prekur, bashkia ka ofruar bonus qeraje, në mënyrë që të lehtësohet procesi i lirimit të hapësirave dhe vijimi i punimeve.

Ndërkohë, po sipas Mersinit, ndërhyrjet e deritanishme kanë dhënë efekt, pasi pavarësisht një dimri me reshje intensive, qyteti nuk ka pësuar përmbytje.

Projekti përfshin gjithashtu rikthimin në funksion të një baseni pritës, i cili më herët ishte jashtë përdorimit. 

Sipas specialistëve, këto struktura janë thelbësore për menaxhimin e prurjeve të ujit.

Bashkia paralajmëron se çdo ndërtim që pengon aksesin për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanalit do të hiqet, në funksion të sigurisë së qytetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.