Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

RENEA arreston autorin e vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë

P
Piranjat 8 August 2026, 23:07 · 2 min lexim
RENEA arreston autorin e vrasjes së 20-vjeçarit në

Pas disa orësh kërkime policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë. Kristjan Sterjo është arrestuar në afërsi të banesës.

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Korçë dhe bashkë me forca të shumta policie, kanë shkuar pranë banesës së autorit dhe pas disa orësh kërkime e kanë arrestuar atë.

Kristjan Sterjo është një nga të rinjtë më problematike të qytetit të Korçës, ndërsa njihet edhe për jetën e tij të shkujdesur.

Kristjan Sterjo ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet e tij sociale postonte foto dhe video duke u mburrur për jetën e tij duke sfiduar policinë dhe ligjin.


Sipas dëshmive paraprake, Zuko ka tentuar t’i largohet autorit duke u futur në një zonë me pallate, por është zënë në pritë pranë hyrjes së një pallati.

Sapo viktima është bllokuar në mes të pallateve, pa rrugëdalje, autori ka qëlluar ndaj Zukos, duke e lënë të vdekur.

Viktima dhe autori mësohet se janë rritur bashkë dhe një konflikt i mbartur prej kohësh mes tyre dyshohet se ka çuar në ngjarjen e rëndë.

Joan Zuko prej më shumë se një viti punonte në Forcat e Armatosura. Mësohet se rreth dy muaj më parë kishte lënë detyrën, pasi do të shkonte te vëllai i tij në emigrim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.