Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte Ergys Agasi

P
Piranjat22 September 2026, 10:59 · 2 min lexim
RENEA e FNSH zbarkojnë në Shkozet, aty ku dyshohet se qëndronte

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle mëngjesin e sotëm në disa banesa në Tiranë, përfshirë banesat e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë.

Kontrolle janë kryer dhe në Shkozet të Durrësit.  8 furgona policie dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe të RENEA-s janë angazhuar gjatë operacionit të kontrollit në Shkozet për gati 2 orë.

Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës. Nuk dihet nëse arrestimi i Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës është bërë në këtë zonë.

Sulejmani është menaxher i një restoranti të njohur, i cili është denoncuar jo pak herë nga kreu i PD, Sali Berisha, si vendi ku zhvilloheshin takimet e Ergys Agasit me eksponentë të politikës dhe krimit.

Ndërsa dyshohet se në këtë zonë të Shkozetit ka qëndruar Ergys Agasi gjatë 8 muajve të arratisjes. 

Përveç masës ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, shefen e SHISH, janë ekzekutuar dhe 2 masa sigurie,  një në Durrës dhe 1 në Tiranë. Mësohet se është ekzekutuar masa për Fatjon Kalluci - shef tek laboratori shkencor i policisë dhe Embro Sulejmani - pronar biznesi në Durrës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.