RENEA i bën thirrje të dorëzohet, Refit Buzi akuzon familjen e ish-partneres: Më kanë marrë paratë

Autori i vrasjes në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, Refit Buzi, i cili ndodhet ende në arrati, pretendon se ka humbur një shumë prej 730 mijë paundësh për shkak të familjarëve të ish-partneres së tij.
I arratisur dhe me armë gjahu me vete, 35-vjeçari Refit Buzi, sipas burimeve të Top Channel, shfaqet duke qarë dhe shprehet se fajtorë për humbjen e këtyre parave janë familjarët e ish-partneres së tij.
“Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund”, raportohet të jetë shprehur ai.
Mëngjesin e sotëm ai vrau me armë zjarri ish-vjehrrin e tij, 55-vjeçarin Arben Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka.
Më pas ai u arratis nga vendngjarja duke marrë peng edhe ish-partneren, të cilën e la të lirë disa orë më pas, pasi forcat RENEA rrethuan zonën.
Forca të shumta policie, efektivë të Forcës së Posaçme Operacionale, Forcës Kombëtare të Sigurisë (RENEA), Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier vijojnë operacionin e gjerë në fshatin Çerven, në kufi me Mallakastrën, pranë fshatit Drenie, për kapjen e 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin e tij.
Operacioni është përqendruar në zonën ku dyshohet se autori mund të jetë fshehur, ndërsa kontrollet po vijojnë intensivisht nga toka dhe dronë nga ajri.
Policia mbetet në ndjekje të autorit, ndërsa apelon për bashkëpunimin e qytetarëve dhe kërkon që çdo informacion i vlefshëm të njoftohet menjëherë pranë strukturave të rendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bllokohet Kapshtica, greva e doganierëve grekë pezullon kalimin e mjeteve

Skandal në Fushë-Krujë! Landfilli digjet, por kamionët vazhdojnë të shkarkojnë mbetje

Krimi i paralajmëruar/ Nga arrestimi për dhunë në familje, tek kërcënimet e vazhdueshme. Profili i Refit Buzit

Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të paluajtshme të një shtetasi, i kishte fituar nga trafiku i drogës

Hoteli në Vlorë helmon turistët me azot, izraelitët ankesë në polici





