Reshje të dobëta shiu, por temperatura të larta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Kjo e martë, 14 prill 2026, do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet priten të nisin gjatë orëve të pasdites dhe do të përfshijnë të gjitha qarqet, por me intensitet të ulët, pa krijuar problematika të theksuara.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 26°C në mesditë. Ndërkohë, në zonat malore, temperaturat minimale parashikohen rreth 7°C, ndërsa maksimalet deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRAT/ Detaje nga operacioni në 3 Call Center, kush janë të arrestuarit

Ç'po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

Bastisja e 3 Call Centerave në Tiranë, sekuestrohen 1 mln euro cash

Piranjat ngritën alarmin/ Policia aksion blic në Call Center-at e Tiranës

Trump cakton ambasadorin e ri në Tiranë, kush është gjenerali që pritet të pasojë Yuri Kim

Detaje nga operacioni ndaj call center-ave në Tiranë. Dyshime për dekonspirim

Denoncimi/ Rritet çmimi i biletës për linjat inter-urbane, qytetarja: Nuk e përballojmë dot

Bastisja e 3 Call-centerave në Tiranë/ Ekzekutohen 8 masa sigurie





