Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj: Pakënaqësia ndaj Qeverisë nuk është e izoluar. Shqipëria po hyn në krizë, zgjidhje është vetëm protesta

P
Piranjat31 July 2026, 12:29 · 4 min lexim
Revoltë në Poliçan, Prrenjas dhe Klos/ Agron Gjekmarkaj:

Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhur me debatet për reformën e re territoriale, duke deklaruar se kundërshtimet që po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka dhe Prrenjasi dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për pakënaqësi të izoluara. Protesta masive janë zhvilluar në Poliçan e Prrenjas, ndërsa në Klos administrata e bashkisë bojkotoi punën. Edhe në Divjakë banorët kanë kundërshtuar shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Lushnjen.

Sipas deputetit demokrat, ndryshimet e propozuara nga mazhoranca për hartën e re territoriale, duke shkrirë 15 bashki, rrezikojnë ta fusin Shqipërinë në një krizë të thellë institucionale dhe sociale, ndërsa thekson se, nëse nuk reflektohet, qytetarëve nuk do t’u mbetet rrugë tjetër veç protestës.

Protesta si zgjidhje per reformen territoriale!

Ajo që Partia Socialiste po e paraqet si reformë territoriale nuk duhet të jetë një ushtrim për vizatimin e kufijve në hartë, por një reformë e vërtetë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë vendore.

Pushteti vendor ekziston për të afruar shtetin me qytetarin, jo për ta larguar atë. Çdo ndryshim i hartës administrative duhet të ketë si pikënisje përfaqësimin, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin e komuniteteve, jo interesa të momentit apo llogari elektorale. Reformat e PS dhe te Edi Ramës lene shumicen e shqiptarve pamperfaqesim, ato bazohem mbi hilen dhe jo zhvillimin!

Nuk është rastësi që kundërshtimet po vijnë nga Poliçani, Klosi, Divjaka, Prrenjasi dhe nga bashki të tjera ku qytetarët po shprehin shqetësimin se po humbasin zërin dhe identitetin e tyre institucional. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një pakënaqësi të izoluar, por me një debat që prek vetë mënyrën se si organizohet shteti.

Shqipëria ka një antropologji kulturore të veçantë. Identiteti krahinor, historia, traditat dhe lidhja e njerëzve me vendlindjen janë ende shumë të forta. Pikërisht për këtë arsye, vendi ynë ka nevojë për njësi vendore funksionale, më pranë qytetarëve dhe më të afta për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, jo për bashki gjithnjë e më të mëdha që rrezikojnë të zbehin përfaqësimin. Modeli që propozon PD është afer ketij realiteti!

Një reformë territoriale nuk mund të matet vetëm me numrin e bashkive. Ajo duhet të matet me aftësinë për të garantuar demokraci vendore, pjesëmarrje qytetare dhe zhvillim të balancuar. Përndryshe, rrezikojmë të krijojmë struktura administrative më të mëdha, por me qytetarë gjithnjë e më larg vendimmarrjes, me abuzime, korrupsion e anarki!

Shqipëria nuk ka nevojë për një reformë të ndërtuar mbi kalkulime elektorale, por për një reformë që respekton historinë e komuniteteve, identitetin e tyre dhe të drejtën e çdo qytetari për t’u përfaqësuar. Demokracia vendore forcohet duke afruar pushtetin me njerëzit, jo duke e përqendruar atë. Ky duhet të jetë parimi që udhëheq çdo reformë territoriale serioze. Kjo reforme e fut Shqiperinë në krize dhe le si zgjidhje vetem protesten!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.