Rikonstruksioni i rrugës së Vaqarrit krijon trafik për drejtuesit e mjeteve

Rruga e Vaqarrit në Tiranë është kthyer në një tmerr të vërtetë për drejtuesit e mjeteve pasi trafiku kilometrik për shkak të rikonstruksionit që s’dihet se kur do të mbarojë.
Çdo ditë, me dhjetëra qytetarë, shumica prej tyre që kthehen nga puna, bllokohen në trafik për orë të tëra pasi rikonstruksioni ka shkaktuar ngushtime dhe vonesa të konsiderueshme në lëvizjen e automjeteve.
Sipas raportimeve të qytetarëve, një pjesë e drejtuesve të makinave po kalojnë në krahun e kundërt për të shmangur kolonat, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e të tjerëve në trafik. Ata thonë se kjo sjellje ka shtuar edhe më tej kaosin dhe rrezikun për aksidente.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet lokale që të marrin masa për menaxhimin më të mirë të trafikut gjatë periudhës së rikonstruksionit dhe të sigurojnë respektimin e rregullave të qarkullimit për të shmangur incidente të mundshme.
"Prej ditesh ne rrugen nga Vaqarri e njejta situate trafiku. Arsyeja trafikut shum makina kalojn ne krah te kundert", ankohet qytetari.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Qentë endacakë pushtojnë rrugët e Milotit, qytetari denoncon: Kemi frikë

I moshuari u gjet i pajetë në banesë dhe me shenja dhune në trup, fqinji: Nuk kishte konflikte!

Ndotet lumi Drin, qytetari zbraz qesen me mbeturina dhe ikën i qetë

Shqiptari nuk duron dot ndarjen, i vë zjarrin shtëpisë së ish-partneres në Itali

Antiterrori shton prezencën në Rinas dhe ambasada

U gjet i pajetë në banesë me shenja dhune në trup, zbardhet identiteti i viktimës (EMRI)

78-vjeçari gjendet i pajetë brenda banesës, ka plagë në trup! Dyshimet e para

Skandal në Berat: Fshati vetëm 2 km nga qyteti i zhytur në baltë, banorët paguajnë vetë për rrugën e lënë përgjysmë





