Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi... Championsi aziatik, Jasir Asani vendimtar! Sulmuesi shqiptar shënon në shtesë dhe i dhuron fitoren Esteghla... Egnatia kërkon fitoren e parë në Evropë! Dede me dy mungesa të rëndësishme, por rikthen Bitrin 'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një v... Frenkie de Jong arrin kuotën e 300 ndeshjeve me Barcelonën: Gjuri nuk më shqetëson më, ndihem në formë të s... Gjykata lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni
AKTUALITET

Rikthehen zjarret në Krujë/ Flakët përparojnë drejt depove me lëndë plasëse, ndërhyn helikopteri i ushtrisë

P
Piranjat10 August 2026, 15:20 · 2 min lexim
Rikthehen zjarret në Krujë/ Flakët përparojnë drejt

Vatrat e zjarrit janë rikthyer sërish në Krujë, duke përfshirë këtë herë pjesën veriore të zonës së Krastës. Flakët dyshohet se janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Sipas raportimeve të qytetarëve, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa situata është bërë veçanërisht shqetësuese për shkak të afërsisë me depo ku mbahen lëndë plasëse që përdoren për furnizimin e guroreve.

Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në operacionin e shuarjes së flakëve. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar përhapjen e zjarrit drejt depove.

Situata mbetet problematike edhe në lagjen Abazaj në Krujë, ku banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për përballimin e flakëve. Banorët pretendojnë se kanë telefonuar për të kërkuar ndihmë, por sipas tyre, ndërhyrja nuk ka qenë në kohën e duhur.

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa era e fortë dhe afërsia me zonat e rrezikshme e bëjnë situatën veçanërisht kritike. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.