Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 milionë euro shuma e kursyer për qytetarët

Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më sot, arrin rreth 104.3 mln euro shuma e kursyer nga individët dhe bizneset nga zbatimi i tatimit të reduktuar në 5%.
Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.
Nga procesi i rivlerësimit mund të përfitojnë si ata individë që kërkojnë të shesin një pasuri të paluajtshme, por edhe ata që pronat i kanë regjistruar me vlerë më të ulët se tregu.
Në të dyja rastet, tatimi i llogaritur (nga diferenca e vlerës së mëparshme të regjistruar të pronës dhe vlerës së re të shitjes apo tregut, tatimi që do të paguhet do të jetë 5% nga 15% që aplikohet në periudha të zakonshme.
“104.3 milionë euro kosto fiskale e kursyer nga tatimpaguesit gjatë periudhës Mars–Qershor 2026, falë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës”, sqarojnë tatimet.
Sipas administratës tatimore afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026.
Po ashtu deri në mesin e muajit qershor sipas të dhënave të publikuara nga Tatimet shuma e kursyer nga qytetarët dhe individët nga tatimi 5% ishte 84 mln euro./MONITOR
Lexo edhe
AKTUALITET
Të gjitha bizneset po detyrohen të dorëzojnë bilanc, reagon QKB: Verifikojmë listat e Tatimeve

Performanca e Portit të Durrësit përkeqësohet në indeksin global të Bankës Botërore

Qeveria dështon me fondet e BE, akti normativ ul me 74% fondet e Planit të Rritjes

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

Incident i rëndë në Fier, tre adoleshente dhunojnë dhe filmojnë një bashkëmoshatare, policia nis hetimet





