Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank, çfarë fshihet pas pengmarrjes

Një pengmarrje si nëpër filma u raportua dje në kryeqytet, ku në zonën e ish-Parkut të Autobusave u mor peng biznesmeni 32-vjeçar, Florjan Sula, i përfshirë në aktivitetin e Call Centerave.
ZËRI ka mësuar se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro.
I riu shkoi në Polici dhe më pas u bë arrestimi i tyre.
Por kush janë të rinjtë dhe çfarë fshihet pas prishjes së pazareve. ZËRI ka mësuar se Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania. Ndërkohë që Policia po i shqyrton të gjitha pistat e fshehura pas pengmarrjes./Zeri
Lexo edhe
AKTUALITET
Juristja ia ‘plas në sy’ Ballës: Diaspora për numër, mjaft me filma, PS larg realitetit

Dëmtohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër, objekti i trashëgimisë kulturore rrezikohet nga kamionët

‘Na morën me forcë nga puna me listë prezencë’/ Samiti i Diasporës plot me punonjës bashkie

Rritja e çmimit të naftës/ Nga nesër reduktohet me 40% transporti publik

Dyshohet se pagoi 50 mijë lekë për të djegur makinën e ish-policit, arrestohet 38-vjeçari

Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në gjykatë

VIDEO/ “Mungon ndriçimi në rrugë”, denoncimi i banorit: Kemi frikë të udhëtojmë natën!

Grabitën miliona lekë/ Zbulohen dy raste vjedhjeje, në pranga një i ri dhe një grua





