Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

P
Piranjat23 July 2026, 23:01 · 2 min lexim
Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga

Gazetarja Ola Xama, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, rritjen e fortë të lëkur përballë euros, u shpreh se nëse do të ishte e vërtetë që rënia e euros është e lidhur me rritjen e eksporteve, kompanitë eksportuese do të kishin më shumë shitje dhe fitime, por kjo nuk ka ndodhur, përkundrazi.

“Pak a shumë diskutimi është që është pranuar që oferta në treg e euros ka përmbysur raportin e kërkesës për euro dhe lekë. Pra euro dobësohet dhe leku forcohet. I gjithë debati që po bëhet është cilët janë faktorët që kanë ndikuar për të dobësuar monedhën euro, pra na janë rritur eksportet, na janë rritur të ardhurat nga turizmi, na janë rritur investimet e huaja, kemi më shumë llogari financiare në monedhë të huaj kryesisht valuta euro të cilat mund të justifikojnë këtë mbiçmim apo forcim të monedhës së lekut.

Por nëse këto do e justifikonin atëherë vetë sektorët eksportues duke qenë se monedhat ku ata kryejnë veprimet me jashtë dhe më pas e konvertojnë në vend do i rezultonte me një humbje ata do kishin me shumë shitje dhe kjo shitje do t’i rriste fitimet dhe fitimet do të amortizonin edhe efektin e kursit të këmbimit. Në Shqipëri nuk ka ndodhur kjo dhe prandaj është hapur i gjithë ky debati që të çojnë pastaj   te diskutimet a ka apo jo faktorë të tregut joformalë që vijnë kryesisht nga aktiviteti kriminal”- tha Xama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.