Rrëshqitja e dheut bllokon fshatin prej 3 muajsh, banorët apel për ndërhyrje urgjente

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga banorë të fshatit Tudan, në zonën e Elbasanit, të cilët prej më shumë se tre muajsh përballen me një situatë të rënduar infrastrukturore.
Sipas tyre, një rrëshqitje e dheut ka dëmtuar rëndë rrugën kryesore të fshatit, duke e bërë pothuajse të pakalueshme si për automjete, ashtu edhe për këmbësorë. Banorët shprehen se prej kësaj situate nuk arrijnë të çojnë makinat pranë banesave të tyre, ndërsa lëvizja e përditshme është kthyer në një sfidë serioze.
Rruga, me një gjatësi rreth 1.8 kilometra, raportohet se është lënë në gjendje të amortizuar, pa asnjë ndërhyrje konkrete për rikthimin e saj në funksion normal.
Denoncuesi thekson se, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme se puna “do të nisë sot apo nesër”, deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Sipas tij, edhe kryetari i njësisë administrative Tregan, Merkuri Kaçi, nuk ka ndërmarrë hapa për zgjidhjen e problemit.
Banorët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme, duke e konsideruar situatën të papranueshme dhe duke theksuar se shpresat e tyre tashmë janë drejtuar tek publikimi i rastit në media.
Lexo edhe
AKTUALITET
Meta ofroi 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon kërkesën

Imzot Arjan Dodaj: Mos abuzoni me çmimet në emër të luftës

Koncesionari i Sterilizimit “lë gropë” shërbimin, SHA-ja shtetërore shpenzon 5 milionë euro me negocime

Intervistat për zgjedhjen e kreut të ri të Policisë së Shtetit, e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn shkon në ministrinë e Brendshme...

‘Ti ma rrëzove gotën?’/ Shqiptari del në gjyq, dhunoi për vdekje kamerierin

Dyshohet se dëmtuan një të mitur gjatë operacionit, nisin hetimet për dy mjekë

Përdorimi i cigareve elektronike, mjekja: Një brez i tërë rrezikon dëmtime të pakthyeshme të trurit

Bashkia Roskovec lë prej 6 ditësh rrugët pa pastruar, kryetarja Majlinda Bufi “në gjumë” (VIDEO)





